Shpërndaje në: Zvicra ishte në momentin më të mirë. Dan Ndoye shënoi për 1:1 në ndeshjen ndaj Argjentinës. Dhe më pas erdhi minuti i 69-të. Leandro Paredes e rrëzoi Breel Embolon me një ndërhyrje zhagas dhe mori direkt karton të verdhë. Apo dukej se ishte kështu. Dhe më pas erdhi intervenimi nga dhoma e VAR-it. Pamjet televizivie treguan qartë si ishte simulim nga futbollisti i Zvicrës.
Sulmuesi i Zvicrës u hodh me vetëdije, duke e prekur këmbën e kundërshtarit. Rregullat për një situatë të tillë ndryshuan para Botërorit dhe janë të qarta. VAR-i intervenoi pasi fillimisht Paredes u ndëshkua me të verdhë. Dhe me rregullat e reja, VAR-i duhet të ndërhyjë kur një lojtar ndëshkohet pa të drejtë me karton të verdhë për një veprim.
Për Zvicrën ishte sidomos e rëndë pasi Embolo tashmë e kishte një karton të verdhë. Dhe rrjedhimisht u ndëshkua me të dytin dhe u përjashtua. Zvicra pranoi dy gola në vazhdime dhe u ndal në çerekfinale të Botërorit. Në Zvicër fillimisht e vlerësuan vendimin skandaloz, por më pas e analizuan atë dhe u pajtuan që ishte vendim i drejtë.
Edhe Botërori 2026 37 min. më parë Xhaka i frustruar: Me këtë vendim arbitri e mbyti ndeshjen “Një lojtar i gabuar nuk duhet të marr karton të verdhë. Rrjedhimisht ishte vendim i drejt të penalizohet simulimi dhe të përjashtohet Embolo”, ka thënë ish-arbitri gjerman, Lutz Wagner. Edhe pse vendimi ishte sipas rregullave, te Zvicra ka pasur ankesa për arbitrin.
Joao Pinheiro i Portugalisë ishte arbitër.
