Yakini thotë se Embolo nuk është dashur të përjashtohet

0%

Shpërndaje në: Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, thotë se Breel Embolo nuk është dashur të përjashtohet në ndeshjen ndaj Argjentinës. Largimi i Embolos në minutën e 72-të, hapi rrugën për fitoren 3:1 të Argjentinës. Zvicra kishte barazuar kur Embolo u përjashtua dhe ishte në moment shumë të mirë. “Përfundimisht nuk kishte arsye për karton të verdhë. Ishte situatë e parëndësishme.

Arbitri është dashur të lejojë që loja të vazhdonte. Jemi dënuar për shkak të një rregulli që është i papranueshëm. Nuk e kuptoj këtë. Fakti që intervenuan nga VAR-i pa nevojë, është jashtëzakonisht i dhimbshëm. Është rregull që nuk ka të bëjë asgjë me futbollin. E shkatërroi lojën tonë sot. Duhet ta pranojmë, por është e dhimbshme të humbësh në këtë mënyrë.

Është e dhimbshme që jemi eliminuar në këtë mënyrë. Nuk mendoj se e kemi merituar këtë. Për mendimin tim djemtë janë heronj të vërtetë”, ka thënë Murat Yakin pas ndeshjes. Ai ka ngulur këmbë se arbitri mori vendim të gabuar. Yakini ka thënë se Embolo ishte i shkatërruar. “Ai ishte fauluar shumë herë dhe ka pasur disa momente vërtetë të mira në këtë ndeshje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Por nuk ka mundur të ndihmojë ekipin më. Nuk e fajësoj. Ishte gabim në referim”. Mesfushori Remo Freuler ka theksuar se nuk e kupton se si VAR-i mund të marr një vendim të tillë dhe se FIFA duhet ta shpjegojë atë.

Burimi: Koha