Një person është arrestuar dje me në Ferizaj, pasi dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri në një aheng familjar. Policia e Kosovës ka njoftuar se nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gas dhe tri gëzhoja të fishekëve. “Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Burimi:
Kallxo
