​Bislimi: Kosova nuk duhet ta humbasë mundësinë për t’u bërë pjesë e

0%

Përfaqësuesi i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi, ka bërë thirrje që institucionet e Kosovës të gjejnë një zgjidhje për përfshirjen e vendit në projektin amerikan të gazit, duke e cilësuar atë si një çështje me rëndësi strategjike që shkon përtej aspektit energjetik.

Sipas Bislimit, debati për gazin nuk duhet të reduktohet vetëm në kostot apo përfitimet ekonomike, pasi energjia lidhet drejtpërdrejt me sigurinë dhe politikën e jashtme.

Bislimi në emisionin “Intervista e javës”, në KosovaPress, tha se Kosova duhet të shqyrtojë të gjitha alternativat që do ta mundësonin përfshirjen në projekt, qoftë përmes terminalit të gazit në Vlorë apo opsioneve të tjera infrastrukturore, duke theksuar se qëllimi duhet të jetë ruajtja e mundësisë për t’u bërë pjesë e iniciativës amerikane.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai argumentoi se përfshirja në projekt nuk duhet të shihet si një kusht për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, por si një mundësi që i shërben njëkohësisht interesave strategjike të SHBA-së dhe atyre të Kosovës.

Bislimi: Institucionet e Kosovës të gjejnë modalitetin për t’u përfshirë në gazin amerikan “Ju e keni parë edhe një editorial të fundit të shkruar nga përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ku kërkon edhe, me një fjalë, sugjeron që e kemi edhe një vetë afat, nëse s’gaboj, deri në mbylljen e dritares së përfshirjes së Kosovës në projektin e gazit amerikan.

Tash, nëse jep edhe një vit në pyetje, është obligimi ynë si Kosovë, i institucioneve të Kosovës nesër, me gjetur modalitetin që të mos na mbyllet dritarja. Në momentin që mbyllet dritarja nuk ka më arsye. Mundemi me i dhënë një milion arsye, por dritarja është mbyllur. Është obligimi ynë me gjetur modalitetin që para se të mbyllet dritarja, Kosova të përfshihet në këtë projekt.

Qoftë me alternativën e Vlorës, qoftë me alternativën e ndërtimit të gypave përmes Kosovës, një alternativë ekziston. Janë disa opsione. Ta zgjedhim atë më të mirin e mundshëm, i cili jo vetëm që përmbush interesat tona kombëtare ekonomike, por në të njëjtën kohë përmbush edhe interesat gjeostrategjike, pa e cenuar marrëdhënien tonë me Shtetet e Bashkuara.

Unë jam i bindur që ky modalitet ka me u gjetur. Nëse nuk gjendet, është dështimi ynë”, theksoi Bislimi. Bislimi shtoi se edhe pse ndërmjet Prishtinës dhe Uashingtonit ka pasur mospajtime për çështje të ndryshme, përfshirë zhvillimet në veri dhe projektin e gazit, këto dallime nuk duhet të cenojnë partneritetin strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Si janë raportet e Kurtit me amerikanët? “Mospajtime për qasje. Mospajtime për orientime. Ka pasur mospajtime. Ato janë publike. Ju e dini sa herë ka pasur mospajtime me intervenime që janë bërë në veriun e Kosovës. Ka pasur, ka pasur për veriun. Sot ka një lloj mospërputhje të opsioneve për gazin amerikan. Këto janë evidente”, potencoi ai.

Sipas Bislimit, Kosova nuk guxon të lejojë për asnjë moment të dalë nga orbita e politikës së jashtme amerikane. Bislimi: Kosova nuk guxon të lejojë për asnjë moment të dalë nga orbita e politikës së jashtme amerikane “Kosova nuk guxon të lejojë për asnjë moment të dalë nga orbita e politikës së jashtme amerikane.

Kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet t’i përcjellim edhe të luftojmë deri në pikën e fundit për interesat tona kombëtare. Jo, unë besoj që nuk kemi mundësi tjetër.

Shiko, dalja nga orbita e politikës së jashtme amerikane nuk i lë asnjë hapësirë Kosovës për të qëndruar e vetme, sepse ne nuk kemi fuqi gjeopolitike as gjeostrategjike të jemi një farë lloj faktori përcaktues në politikën ndërkombëtare, as atë ballkanike, do të thoja. Fuqia jonë në politikën ndërkombëtare është e lidhur me përcaktimin tonë gjeostrategjik.

Normal, ka oscilime, ka pasur, dihet. Ka marrëveshje dhe diskutime, por edhe këto mosmarrëveshje, edhe këto diskutime që bëhen shpeshherë, nuk duhet asnjëherë të kthehen as në kacafytje, e Zot mos e bë, në një lloj ndërprerjeje të marrëdhënieve”, tha ai.

Ai shtoi se debati për projektin amerikan të gazit në Kosovë nuk duhet të trajtohet vetëm si çështje energjetike, por si një temë që lidhet drejtpërdrejt me sigurinë dhe politikën e jashtme të vendit.

Bislimi i ka vlerësuar se çdo iniciativë që vjen nga Shtetet e Bashkuara duhet të analizohet duke marrë parasysh interesat e Kosovës, por edhe rëndësinë strategjike të partneritetit me Uashingtonin. Bislimi: Çdo iniciativë që vjen nga Shtetet e Bashkuara duhet të analizohet në aspektin strategjik “Në momentin që flasim për gazin, flasim për energjinë.

Në momentin që flasim për energjinë, flasim për sigurinë. Në momentin që flasim për sigurinë, po flasim edhe për politikën e jashtme. Sepse sot ne jetojmë në një dinamikë zhvillimesh të jashtëzakonshme të politikës ndërkombëtare.

Çfarëdo që neve na ofrohet nga Shtetet e Bashkuara edhe na kërkohet nga Shtetet e Bashkuara, edhe sa herë që ne kemi qenë në anën e Shteteve të Bashkuara, ne kemi dalë fitimtarë. Kjo puna e gazit, po them, nuk e quaj veten për të qenë ekspert i energjisë as i gazit, por mendoj që Kosova nuk, edhe në aspektin ekonomik edhe në aspektin politik, ka gjithmonë dy anë të medaljes.

Njëra anë e medaljes është ajo që e dëgjojmë përditë, rëndësia gjeostrategjike dhe gjeopolitike e përfshirjes së Kosovës në projektin e gazit amerikan. Ndërsa ana tjetër e medaljes janë interesat e Republikës së Kosovës karshi këtij projekti madhor, se nuk është projekt i vogël.

Edhe unë besoj që ne duhet ta gjejmë atë modusin ku jemi pjesë, përfundimisht jemi pjesë e interesave gjeostrategjike dhe gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara, me gaz e pa gaz. Domethënë, nuk është ideja që në qoftë se ne e marrim gazin, ky është benefiti, në qoftë se ne nuk e marrim gazin, ky është dënimi”, theksoi ai.

Faton Bislimi nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane vlerësoi edhe rolin e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në proceset historike që lidhen me Kosovën, duke e cilësuar diasporën si një faktor të rëndësishëm të përfaqësimit dhe lobimit për interesat e vendit.

Sipas Bislimit, komuniteti shqiptaro-amerikan ka pasur rol të veçantë në sjelljen e çështjes së Kosovës në vëmendjen e politikës së jashtme amerikane dhe në krijimin e mbështetjes për proceset që çuan drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ky është roli që ka komuniteti shqiptaro-amerikan për çështjen e Kosovës “Komuniteti i shqiptarëve të Amerikës është gur themeli i lirisë edhe i pavarësisë së Kosovës. Njerëzit tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të pamundurën për ta sjellë mbarë Kosovën në agjendën e politikës së jashtme amerikane. Përfundimisht, shumë më shumë.

Edhe në aspektin e lobimit, e thatë edhe ju në pyetjen tuaj, edhe në aspektin e koordinimit. Shiko, nuk mund të pretendosh tash ti se e ke ambasadën edhe e ke ministrinë e jashtme, e tash nuk të vlen komuniteti shqiptar në Amerikë. Komuniteti shqiptar në Amerikë është ambasadori më i mirë i përfaqësimit të Kosovës. Ka dallim në qasje, por kurrë në kauzë.

Kauza ka qenë gjithmonë e njëjtë, kauza ka qenë t’i shërbejmë Kosovës, ta ngremë në piedestal marrëdhënien Kosovë-Amerikë”, përfundoi Bislimi. Çështja e përfshirjes së Kosovës në projektet amerikane të gazit është shndërruar në një nga debatet më të mëdha rreth politikës energjetike dhe marrëdhënieve strategjike me Shtetet e Bashkuara.

Projekti, i cili lidhet me zhvillimin e infrastrukturës së gazit në rajon, është mbështetur nga pala amerikane si një mundësi për diversifikimin e burimeve energjetike dhe forcimin e sigurisë energjetike të Kosovës e Ballkanit Perëndimor.

Përkrahësit e tij argumentojnë se një lidhje e tillë do ta zvogëlonte varësinë nga burimet aktuale të energjisë dhe do të krijonte një alternativë më të qëndrueshme për sektorin energjetik.

Partitë e ish-opozitës në Kosovë kanë kërkuar që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, të rishqyrtojë qëndrimin e tij dhe ta pranojë përfshirjen në projekt, duke e parë gazin amerikan jo vetëm si investim energjetik, por edhe si një sinjal politik për ruajtjen e marrëdhënieve të afërta me Uashingtonin.

Sipas kritikëve të qeverisë, refuzimi apo vonesa në vendimmarrje mund të ndikojë në raportet me aleatin kryesor strategjik të Kosovës. Nga ana tjetër, Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti ka mbajtur një qëndrim më të rezervuar ndaj projektit.

Argumenti i saj ka qenë se vendimet për sektorin energjetik duhet të bazohen në analiza të plota ekonomike, fizibilitet dhe interes afatgjatë të Kosovës. Sipas tyre, Kosova nuk është kundër gazit amerikan, por ka kërkuar vlerësim më të hollësishëm të alternativave dhe përfitimeve konkrete.

Burimi: Bota Sot