Stoli ari dhe para, hajnat vjedhin një banesë në Mitrovicën e Veriut

0%

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Mitrovicën e Veriut, ku persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë në një banesë dhe kanë marrë një sërë sendesh me vlerë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, vjedhja dyshohet të ketë ndodhur në periudhën prej 5 deri më , ndërsa rasti është raportuar të premten, rreth orës .

Ankuesi ka njoftuar policinë se nga banesa e nënës së tij janë vjedhur dy televizorë, stoli ari, dy orë dore, një DVR i kamerave të sigurisë, parfume të ndryshme, si dhe një shumë parash të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent.

Burimi: Bota Sot