Sulmoi dy zyrtarë policorë brenda stacionit në Podujevë, arrestohet i

0%

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë brenda stacionit policor. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të premten, më 11 korrik, rreth orës . I dyshuari, mashkull kosovar, ishte i arrestuar dhe ndodhej në stacionin policor kur dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarët policorë.

Si pasojë e incidentit, si dy zyrtarët policorë ashtu edhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Burimi: Telegrafi