Harry Kane dhe Jude Bellingham kanë hyrë në historinë e Kupës së Botës, duke u bërë dyshja e parë e bashkëlojtarëve që shënon të paktën gjashtë gola secili për të njëjtën kombëtare në një edicion të turneut.
Bellingham arriti këtë rekord pas dy golave të shënuar në fitoren dramatike të Anglisë ndaj Norvegjisë në çerekfinale, duke barazuar numrin e golave të kapitenit Harry Kane – nga gjashtë secili në Botërorin 2026. Asnjë kombëtare më parë në historinë e Kupës së Botës nuk kishte pasur dy futbollistë që shënojnë nga gjashtë ose më shumë gola në të njëjtin turne.
Bellingham afron Anglinë me gjysmëfinalen telegrafi.com Forma e jashtëzakonshme e dyshes ka qenë një nga arsyet kryesore të rrugëtimit të Anglisë drejt gjysmëfinales. Kane dhe Bellingham kanë realizuar së bashku 12 gola, duke dhënë një kontribut të madh në suksesin ofensiv të “Tre Luanëve”.
Të dy mbeten ende në garë për Këpucën e Artë, me nga gjashtë gola secili, ndërsa aktualisht udhëheqin renditjen Lionel Messi i Argjentinës dhe Kylian Mbappé i Francës me nga tetë gola.
Jude Bellingham & Harry Kane #FIFAWorldCup pic.twitter.com/zbgy4oN57r — JUDE BELLINGHAM HQ (@IHQJUDE) July 12, 2026 Anglia shpreson që partneriteti i jashtëzakonshëm mes Kane dhe Bellingham të vazhdojë edhe në ndeshjet vendimtare, teksa synon një vend në finalen e Kupës së Botës 2026.
