Shpërndaje në: Edhe pse disa shtete të Evropës ia anuluan koncertet e madje ia ndaluan edhe hyrjen, Shqipëria ka kënduar bashkë me reperin amerikan Kanye West të shtunën e 11 korrikut. Reperi ka nisur performancën në orën . Stadiumi “Air Albania” ka qenë i mbushur plot për koncertin që ka nxitur edhe debat politik.
Westit i është mohuar të paraqitet në disa shtete të Evropës për shkak të lëvdatave që West, i njohur si YE, i ka bërë Adolf Hitlerit dhe për përdorimin e simboleve naziste. Siç kanë shkruar mediat në Shqipëri, kapaciteti për këtë koncert ka qenë rreth 60 mijë shikues. Për këtë koncert, Qeveria e Shqipërisë ka ndarë rreth 4 milionë euro.
Kryeministri Edi Rama e ka mbrojtur vazhdimisht lejimin që West të këndojë në Tiranë. E ka arsyetuar duke e lidhur këtë me turizëm. “Shqipëria nuk fiton duke u fshehur nga bota. Shqipëria fiton duke e sjellë botën në shtëpinë e saj”, ka deklaruar ai. LEXO EDHE:
