Pa kolona në pikat kufitare, pritjet deri në 10 minuta në Han të

0%

Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet pa kolona dhe me pritje të shkurtra. Sipas të dhënave të përditësuara në orën , në shumicën e pikave kufitare pritjet për automjete janë nga 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Pritja më e gjatë është regjistruar në Han të Elezit, ku hyrja për automjete zgjat nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa dalja nga 3 deri në 5 minuta.

Në Bërnjak, Dheu i Bardhë, Glloboqicë, Jarinjë, Kullë, Merdarë, Muçibabë, Mutivodë, Qafë të Morinës, Qafë të Prushit, Stançiq dhe Vërmicë, pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta. Edhe për kamionët, pritjet janë nga 3 deri në 5 minuta në hyrje dhe dalje, ndërsa nuk raportohet për kolona në asnjërën pikë kufitare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com