Ram Bobaj fitues i Superfinales

0%

Policia e Kosovës për të dytin vit radhazi i është përgjigjur pa asnjë hezitim ftesës nga Auto Moto Club Kosova (AMCK) dhe Federata e Auto Sportit e Kosovës (FASK) për garën në e-auto sllallom.

Ekipe nga shtatë regjionet dhe një ekip nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës, të shtunën në parkingun jugor të Prishtina Mall demonstruan cilësitë e tyre në vozitje në këtë disiplinë shumë teknike. Me moton “Në shërbim të Atdheut, deri në fund”, gara kishte për qëllim përkujtimin e policëve tanë të rënë në krye të detyrës.

Pas garave në të dyja konkurrencat, u formua lista e dhjetë pjesëmarrësve në Superfinale, pesë femra dhe pesë meshkujve. Më i miri doli Ram Bobaj nga Rajoni i Prizrenit, i cili pas dy vozitjeve pati kohë .44 minuta. “Jam i kënaqur me fitoren, organizimin dhe gjithçka tjetër rreth garës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe në vitin e kaluar isha fitues dhe shpresoj të vazhdoj kështu edhe në të ardhmen”, u shpreh Bobaj pas fitores. Pozita e dytë i takoi Ermira Topallit të Rajonit të Ferizajt, e cila ishte më e ngadalshme për vetëm 526 të qindtat e sekondës. Në podium u gjend edhe Eris Dreshaj nga Rajoni i Pejës. Ermira Topallit i takuan edhe dy kupa tjera.

Ish-garuesja e AK Ferizajt me kupë u stolis edhe për kohën më të mirë në një gjiro, ndërsa ishte më e shpejta në plasmanin e përgjithshëm në konkurrencën e femrave. Bashkë me të, në podium u gjendën edhe dy anëtaret e DPP-së, Shqipe Osmani Ademaj dhe Adelina Krasniqi. Në plasmanin ekipor, te femrat, në tri pozitat e para u renditën: DPP, Rajoni i Ferizajt dhe Rajoni i Gjilanit.

Tre më të mirët në konkurrencën e meshkujve ishin: Maurik Bllata (Rajoni i Mitrovicës), Ram Bobaj (Rajoni i Prizrenit) dhe Mirsad Hasani (DPP). Në konkurrencën ekipore, pozita e parë i takoi Rajonit të Mitrovicës, pasuar nga Rajoni i Prizrenit dhe DPP. Më të mirët në konkurrencat përkatëse, Ermira Topalli dhe Maurik Bllata e patën edhe një shpërblim të veçantë nga organizatori, AMCK.

Ata do të kenë mundësinë të jenë të pranishëm në njërën nga garat e radhës në Formula 1. Rezultatet: Plasmani gjeneral – femrat 1.Ermira Topalli (Rajoni – Ferizaj) 2.Shqipe Osmani Ademaj (Rajoni – DPP) 3.Adelina Krasniqi (Rajoni – DPP) 4.Erlida Hotlani (Rajoni – Gjilan) 5.Suada Sherifi (Rajoni – DPP) 6.Merita Bicaj-Musaj (Rajoni – DPP) 7.Merdita Vula (Rajoni – Prizren) 8.Arta Baliu (Rajoni – Ferizaj) 9.

Emine Kalludra (Rajoni – Mitrovica J.) 10.Mergita Peci (Rajoni – Mitrovica J.) 11.Lendita Meshi (Rajoni – Peja) 12.Sumeja Tërbunja (Rajoni – Mitrovica J) 13.Sevdije Mehmeti (Rajoni – DPP) 14.Gentiana Hasani (Rajoni -Prishtinë) 15.Zyrafete Shala (Rajoni – Prizren) 16.Florentina Murtezi (Rajoni – Prishtinë) 17.Verona Peci (Rajoni – Mitrovica J.) 18.Ganimete Gashi (Rajoni – Prizren) 19.Lindita Rexhepaj (Rajoni – Prizren) 20.Qëndresa Halimi (Rajoni – Prishtinë) 21.Leonita Bunjaku (Rajoni – DPP) 22.Agnesa Kryeziu (Rajoni – Gjakovë) Plasmani ekipor – femrat 1.Rajoni DPP 35 pikë 2.Rajoni Ferizaj 23 pikë 3.Rajoni Gjilan 10 pikë 4.Rajoni Prizren 6 pikë 5.Rajoni Mitrovicë J. 4 pikë 6.Rajoni Prishtinë 3 pikë 7.Rajoni Pejë 1 pikë 8.Rajoni Gjakovë 1 pikë Plasmani gjeneral – meshkujt 1.Maurik Bllata (Rajoni – Mitrovicë J.) 2.Ram Bobaj (Rajoni – Prizren) 3.Mirsad Hasani (Rajoni – DPP) 4.Enis Dreshaj (Rajoni – Pejë) 5.Besart Borovci (Rajoni – Gjilan) 6.Gentrit Drenica (Rajoni – Prishtinë) 7.Vullnet Nuredini (Rajoni – DPP) 8.Sehad Beqiri (Rajoni – Prizren) 9.Endrit Llalloshi (Rajoni – Prishtinë) 10.Kastriot Ratkoceri (Rajoni – DPP) 11.Florian Miftari (Rajoni – Mitrovicë J.) 12.Rilind Asllani (Rajoni – Ferizaj) 13.Rinor Sylaj (Rajoni – Gjakovë) 14.Elion Kastrati (Rajoni – Gjilan) 15.Ardian Gjokaj (Rajoni – Gjakovë) 16.Fadil Bytyqi (Rajoni – Gjakovë) 17.Gëzim Kajatzi (Rajoni – Prishtinë) 18.Argjend Gashi (Rajoni – Prishtinë) 19.Lundrim Bekaj (Rajoni – Gjakovë) 20.Faton Daci (Rajoni – Pejë) 21.

Liridon Selmani (Rajoni – DPP) 22.Hakif Thaqi (Rajoni – DPP) 23.Durim Kastrati (Rajoni – Gjilan) 24.Jon Dedaj (Rajoni – DPP) 25.Mensur Krasniqi (Rajoni – DPP) 26.Urim Ajeti (Rajoni – DPP) 27.Ylber Nikqi (Rajoni – Pejë) 28.Altin Musolli (Rajoni – Ferizaj) 29.Nexhmedin Grajçevci (Rajoni – DPP) 30.Florent Pacolli (Rajoni – Prishtinë) 31.Veton Kelmendi (Rajoni – Pejë) 32.Arbër Kololli (Rajoni – Prizren) 33.Murat Hyseni (Rajoni – DPP) 34.Adnan Abazi (Rajoni – DPP) 35.Nurullah Qazimi (Rajoni – Prizren) 36.Mendim Gashi (Rajoni – Prishtinë) 37.Erion Kqiku (Rajoni – Prizren) 38.Gëzim Tërpeza (Rajoni – DPP) 39.Berat Sadiku (Rajoni – Gjilan) 40.

Florim Morina (Rajoni – Prizren) 41.Egzon Dili (Rajoni – Prishtinë) Plasmani ekipor – meshkujt 1.Rajoni Mitrovicë J. 21 pikë 2.Rajoni Prizren 19 pikë 3.Rajoni DPP 17 pikë 4.Rajoni Pejë 12 pikë 5.Rajoni Gjilan 10 pikë 6.Rajoni Prishtinë 9 pikë 7.Rajoni Gjakovë 3 pikë 8.Rajoni Ferizaj 2 pikë Plasmani i Superfinales 1.Ram Bobaj (Rajoni – Prizren) 2.Ermira Topalli (Rajoni – Ferizaj) 3.Eris Dreshaj (Rajoni – Pejë) 4.Maurik Bllata (Rajoni – Mitrovicë) 5.Mirsad Hasani (Rajoni – DPP) 6.Erlinda Hotlani (Rajoni – Gjilan) 7.Adelina Krasniqi (Rajoni – DPP) 8.Besart Borovci (Rajoni – Gjilan) 9.Shqipe Osmani – Ademaj (Rajoni – DPP) 10.Suada Sherifi (Rajoni – DPP)

Burimi: Bota Sot