Izolimi 17-orësh i profesorëve të UP-së për ta përgatitur provimin

0%

Një orë para perëndimit të diellit, të premten, më , profesorët e Universitetit të Prishtinës u mblodhën në Fakultetin e Mjekësisë për të qenë të izoluar për 17 orë. Me punë intensive e përkushtim gjatë tërë natës zgjuar, me të çelë mëngjesi ata përgatitën pyetjet e provimit pranues të maturantëve që kanë vendosur të studiojnë Mjekësi.

Tashmë me traditë, karantina e vetme në UP prodhon provimin pranues të Mjekësisë, me qëllimin që pyetjet të mos shpërndahen tek askush derisa t’iu shkojnë kandidatëve. Ekipi i KALLXO.com i përbërë nga gazetaret, Arbrita Uka dhe Blinera Gashi, e kanë monitoruar karantinën e profesorëve nga fillimi deri në fund, të cilët nuk kanë pasur qasje në telefonë e ambiente jashtë Fakultetit.

Këtë vit, të gjithë profesorët punuan në një ambient të vetëm, në hollin e Fakultetit dhe gjithçka ishte edhe nën monitorimin e kamerave. Kurse Rektorati i UP-së i kishte deleguar dy profesorë e tre zyrtarë të Teknologjisë së Informacionit jashtë stafit të Mjekësisë për ta vëzhguar çdo çast të karantinës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo nuk kishte ndodhur në karantinën e dy viteve të fundit, po ashtu të monitoruar nga KALLXO.com. Çka u evitua ishte bartja e pyetjeve në një USB dhe printimi i tyre jashtë ambientit të punës, të cilat ishin raportuar në dy vitet e fundit nga KALLXO.com se u aplikuan si praktikë e punës e komisioneve në zyra të ndryshme.

“Gjithmonë kemi dashur t’i ikim aludimeve dhe paragjykimeve të cilat ndodhin. Këtë vit kompjuterët në të cilët janë realizuar pyetjet, vlen të theksohet se janë testuar paraprakisht dhe kemi vendosur përdorimin e kabllove që lidhen me fotokopjen dhe i kemi eskivuar në asnjë moment përdorimin e çdo USB-ve, të cilët mund të jenë të dyshimta.

Si edhe vlen të theksohet që profesorët që kanë bërë pyetjet kanë qenë përballë neve dhe nuk kanë hyrë nëpër zyra, siç kanë qenë nëpër afatet e kalume.” – ka deklaruar Armond Daci, kryetari i Komisionit për pranimin e studentëve në Fakultetin e Mjekësisë të UP-së.

“Fotokopjet kanë qenë të ekspozuara në kamera, ku kamerat paraprakisht janë verifikuar nga zyrtarët e IT-së për funksionalitetin e tyre. Theksohet se gjithë incizimi i gjithë procesit të karantinimit është përkufizuar në zonën e rrethuar nga shiritat. Vetëm në këtë zonë stafi assesi s’ka qenë i lejuar të lëvizë, qoftë lart, qoftë në podrum apo qoftë anash.” – ka shtuar profesori Daci.

Me përgjegjësi të plotë, Daci ka thënë se incizimi i karantinës nga kamerat e Fakultetit është i qasshëm për autoritetet që kërkojnë qasje sipas ligjit, për të verifikuar çdo lëvizje të cilën e kanë bërë gjatë gjithë procesit.

“Ky proces është verifikuar dhe, siç e përmenda më herët, përveç zëvendësuesve që janë traditë, zyrtarët e IT-së, nëse elektoriati kanë bërë verifikimin e gjithë rrjetit të WiFi-së, funksionalitetin e fotokopjeve, prezencën e vajrlleseve, nëse ekzistojnë ose jo.

Pra, çdo verifikim i procesit ka shkuar përmes zyrtarëve specifikë dhe stafit teknik mbështetës, të cilët i kanë asistuar nga Fakulteti i Mjekësisë.” – ka thënë Daci. Sefedin Muçaj, dekani i Fakultetit të Mjekësisë, ka treguar se 2 mijë e 40 studentë kanë aplikuar për të studiuar Mjekësi.

Prej tyre 966 kanë aplikuar në Mjekësi të Përgjithshme, por do të pranohen 200, në Stomatologji 365 e pranohen 80, Farmaci 222, kurse pranohen 50, Infermieri 211 e pranohen 100. Në Fizioterapi ka konkurrencë të madhe nga 276 aplikantë, për vetëm 32 vende. “Karantina është një prej metodave që është me traditë të mirë, është ndër vite e realizuar edhe sivjet jemi duke e bëtë të njëjtën gjë.

Mendoj se kjo tregon një ndershmëri.” – tha Muçaj. Këmbëngulja për liri akademike e profesorëve të Biologjisë Profesorët e UP-së, vëzhguesit dhe monitoruesit hynë në karantinë për përpilimin e pyetjeve të provimit pranues më , në ora . Para kësaj kohe, disa zhurmues për bllokimin e valëve të telefonit e internetit u vendosën në hollin e Fakultetit.

Ekipi i KALLXO.com ka verifikuar se nuk funksionuan valët e telefonit e ato të internetit, para se t’i dorëzonin telefonët bashkë me të gjithë të pranishmit në karantinë. Pas 50 minutash, të gjithë nënshkruan një deklaratë konfidencialiteti për t’u zotuar se informacionet nuk do të ndaheshin me askënd dhe do të ruheshin, siç kërkohej.

Pyetjet e provimit pranues i përpiluan profesorët e Kimisë dhe Biologjisë të UP-së, kurse i përzgjodhën ata të Mjekësisë. Të gjithë nën udhëheqjen e menaxhmentit të Fakultetit nga Muçaj e prodekanët: Aurora Bakalli, Miranda Stavileci e Naim Zeka.

Komisioni për pranimin e studentëve të Fakultetit të Mjekësisë është përbërë nga: Armond Daci – kryesuesi i komisionit dhe anëtarët – Valbona Govori, Shpend Elezi, Toskë Kryeziu, Xhevdet Krasniqi, Kastriot Meqa dhe Besarta Pelaj. Daci ishte i informuar se profesori Kastriot Meqa do të vonohej që t’i bashkohet karantinës, me arsyetim që ia kishte bërë të ditur.

Meqa arriti rreth orës dhe e dorëzoi telefonin. Profesorët e Kimisë e Biologjisë u pozicionuan në tavolinat e tyre në distancë, ndërsa Daci bashkë me komisionin e tij i ftoi që të nxirrnin pyetjet e këtyre lëndëve nga faqe të caktuara të librave shkollorë në bazë të një shorti, por për këtë pati mospajtim të madh nga biologët.

Biologët kërkonin me ngulm liri akademike, pasi jo në të gjitha faqet e librave nga shorti kishin material të mjaftueshëm për t’i nxjerrë pyetjet e mjaftueshme, kështu duke u pajtuar me ta edhe kimistët, komisioni i Mjekësisë u pajtua po ashtu me metodën e punës që zgjodhën.

Si herave të tjera, pyetjet u nxorën nga libat shkollorë duke i shkruar në fletore e laptop, e pastaj ato u përcaktuan rëndom nga profesorët e Mjekësisë për pesë drejtimet: Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologji, Farmaci, Infermieri e Fizioterapi.

Komisioni për përpilimin e pyetjeve të provimit pranues të Fakultetit të Mjekësisë nga lënda e Kimisë është përbërë nga profesorët: Ramë Vataj, Arben Haziri dhe Nimete Orqusha-Sheqerxhiu. Kurse, Komisioni për përpilimin e pyetjeve të provimit pranues të Fakultetit të Mjekësisë nga lënda e Biologjisë është përbërë nga profesorët Kemajl Bislimi, Elez Krasniqi dhe Mentor Sopjani.

Komisioni i deleguar nga Rektorati përbëhej nga profesorët – Labinot Kelmendi i Fakultetit Filozofik dhe Valon Veliu i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, dhe zyrtarët e IT-së: Hilmi Vardari, Mentor Maka, Shaban Ukshini. Ata i kanë shoqëruar në shumicën e të gjitha rasteve stafin e Mjekësisë kur kanë pasur nevojë të lëvizin në ambiente jashtë hollit.

Studentët monitorues nga Këshilli i Fakultetit të Mjekësisë që morën pjesë në karantinë ishin: Edi Shaqiri dhe Rion Duçi. “Në luftë me kohën” Ora shënoi rreth e mbrëmjes më kur nisi një proces i gjatë që do të vazhdonte deri në orët e para të mëngjesit.

Në një ambient ku mbizotëronte përqendrimi dhe përgjegjësia, komisioni i profesorëve të Biologjisë e Kimisë nisi përpilimin e pyetjeve për provimin pranues. Përtej fletëve që kandidatët do të merrnin në duar disa orë më vonë, qëndronte një natë e tërë pune, diskutimesh dhe kontrollesh të vazhdueshme.

Profesorët u mbështetën në librat shkollorë të biologjisë të klasave 10, 11 dhe 12, prej të cilëve nxorën pyetjet që do të përbënin testin. Pyetjet fillimisht u shënuan në fletore, ndërsa secila prej tyre kaloi përmes vlerësimit të profesorëve të Mjekësisë.

Gjatë hartimit të pyetjeve, profesorët u kujdesën që të shmangnin përsëritjen e pyetjeve të vitit të kaluar, duke synuar që kandidatëve t’u jepej një provim i ri dhe mundësi e barabartë për të dëshmuar njohuritë e tyre. Ora kalonte, por puna vazhdonte. Në orën procesi i përpilimit të pyetjeve ishte ende në zhvillim.

Tavolina e punës mbetej e mbushur me libra, shënime dhe materiale që do të përcaktonin përmbajtjen e provimit. Përderisa përpiloheshin pyetjet, dekani Sefedin Muçaj dhe profesori Armond Daci i kanë nënshkruar rreth 2 mijë teste kompjuterike për kandidatët ku do t’i përgjigjeshin pyetjeve të provimit pranues, kurse sekretari i Fakultetit të Mjekësisë, Visar Muqaj, i ka vulosur ato.

Testi kompjuterik është në një fletë të vetme, ku shkruan emri i kandidatit që do të hyjë në provimin pranues dhe pjesa e përgjigjeve të kandidatit me opsionin që ka zgjedhur, hijezuar për çdo pyetje, përgjigje këto që lexohen përmes leximit optik nga kompjuteri.

Pas mesnate, në orën , përfundoi procesi i hartimit të pyetjeve të Biologjisë, të cilat u përzgjodhën më pas nga komisioni i Mjekësisë. Pra, atyre iu deshën rreth 7 orë për përpilimin e tyre. Kurse, atyre të Kimisë iu deshën një orë më shumë që t’i kenë gati.

Të dy komisioneve u mori kohë t’i shkruanin në latop pyetjet, për shkak të mospërdorimit të USB-së dhe se nuk kishin secili nga një laptop. Procesi vazhdoi edhe për drejtimin e Infermierisë, ku u përgatitën pyetje shtesë të përshtatura për kandidatët e këtij programi.

Rreth orës menaxhmenti i Fakultetit bashkë me studentët monitorues përgatisnin zarfet me mjetet e nevojshme për provim si lapsa. Pas 20 minutash, ata zgjodhën me short sallat ku do të hynin maturantë për t’u testuar.

Në ora , karantinës iu bashkuan edhe profesorët Samire Beqaj dhe Isa Sulçevsi, për përkthimin e provimeve në gjuhën boshnjake e turke për kandidatët që vinin nga këto komunitete. Kurse, komisioni i Mjekësisë fillioi përzgjdhjen e një pjese të pyetjeve të Kimisë, e më pas ato u shkruan në laptop.

Një orë më pas, u përzgjodhën edhe pjesa tjetër e pyetjeve të kësaj lënde që veçse ishin të shkruara në laptop. Në orën të mëngjesit, nisi faza e përzgjedhjes së pyetjeve të Biologjisë për Infermieri. Pas një pune të gjatë, në orën të mëngjesit përfundoi edhe përzgjedhja e pyetjeve të infermierisë.

Por, para se provimi të merrte formën përfundimtare, duhej të kalonte edhe një kontroll të fundit. Nga ora 5 e mengjesit nisi verifikimi i draftit të parë të provimit, ku u kontrollua mënyra e formulimit të pyetjeve, drejtshkrimi dhe nëse kishte ndonjë gabim teknik.

Kurse, 40 minuta më pas, ka nisur përkthimi i testeve të Biologjisë në gjuhën boshnjake e turke dhe të gjitha fletat kompjuterike janë nënshkruar e vulosur për kandidatët. Në orën nisi procesi i printimit të provimit. Pas orëve të tëra përgatitjeje, pyetjet që ishin diskutuar dhe përzgjedhur gjatë natës po shndërroheshin në materiale konkrete për kandidatët.

Përkthyesit kaluan tri orë duke i përkthyer pyetjet e provimit në gjuhë boshnjake e turke. Në ora është përkthyer ai i Biologjisë, kurse pas gjysmë ore nisën ta përkthenin atë të Kimisë. Në orën filloi shpërndarja e provimeve në zarfe të mbyllura, të cilat do të dërgoheshin në sallat e testimit ku provimi ishte planifikuar të mbahej provimi pranues.

Ndërkohë, puna vazhdonte edhe për provimet e tjera e disa maturantë veç u mblodhën tek oborri i Fakultetit rreth orës . Në ora është përkthyer në të dy gjuhët edhe provimi i Kimisë dhe pa pritur shumë kohë profesorët e Mjekësisë u shpërndan për në qendra të testimit. Më , në ora , ka nisur provimi pranues për nxënësit që kanë aplikuar për të studiuar në Mjekësi.

Nuk u raportua për ndonjë problem gjatë testimit, përveç një gabimi teknik në printim të një testi dhe mungese të një numri të vogël të testeve të printuara, të cilat janë zgjidhur në kohë. Si dhe pati disa këshillime të komisionerëve të testit me përpiluesit e pyetjeve për sqarime në lidhje me pyetjet për kandidatët.

Profesorët, menaxhmenti e vëzhguesit u liruan nga karantina pesë minuta pa shënuar ora 12 e mesditës, më . Rezultatet e provimit pranues pritet të publikohen pas orës , të dielën, më .

Burimi: Kallxo