Nxënës të 5-sheve dështojnë t’i zgjidhin detyrat e provimit për t’u

0%

Nga: Ardona Popova Shpërndaje në: Provimet pranuese në Universitetin e Prishtinës kanë nxjerrë në pah dallim të madh mes notave që maturantët sjellin nga shkollat e mesme dhe njohurive që dëshmojnë në testet që organizojnë fakultetet.

Analiza e një profesori ka treguar se vlerësimi maksimal gjatë shkollimit nuk korrespondon me rezultatin që nxënësit tregojnë në provim Me Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës të shtunën ka përmbyllur afatin e parë të provimeve pranuese në të gjitha njësitë akademike.

Nga të gjitha programet që ofron universiteti, interesimin më të lartë maturantët e shprehën për ato të mjekësisë. Dekani Sefedin Muçaj ka thënë se procesi i provimit pranues ka përfunduar pa probleme. “Çdo gjë ka shkuar mirë, kemi bërë maksimumin dhe besoj që nëse e shprehim në numra Fakulteti i Mjekësisë sivjet ka 2044 aplikantë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në Mjekësinë e Përgjithshme 200 studentë, në Stomatologji 80 studentë, në Farmaci 50 veta dhe në Infermieri 100 studentë, kjo e përmbush numrin e asaj që është 462 studentë në 5 drejtime në Fakultet të Mjekësisë”, ka thënë dekani i Fakultetit të Mjekësisë në UP.

Krahas mjekësisë, interesim i lartë është treguar edhe për të studiuar në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, në të cilin provimi pranues është organizuar dy ditë më parë. E, provimi pranues ka nxjerrë në pah mospërputhjen e notave që nxënësit kanë marrë gjatë shkollimit, me rezultatin e treguar nga testet e organizuara nga fakulteti.

Një analizë për lëndën e matematikës, e bërë nga profesori Blerim Rexha, ka treguar për hendekun mes vlerësimit që marrin nxënësit dhe njohurive e shkathtësive që ata fitojnë. “Pothuajse të gjithë vijnë me nota maksimale – por testi tregon tjetër gjë. Suksesi mesatar shkollor i kandidatëve është 92.6%, madje 6 nga 10 kandidatë kanë notën 5.0 absolute në të tre vjetët e shkollës së mesme.

Në test pranues, mesatarja është vetëm 39.5% e detyrave të sakta”, ka thënë Rexha, profesor në FIEK. Por, maturantët që të shtunën iu nënshtruan provimit pranues në Mjekësi, kanë thënë se në provimin pranues shumica e pyetjeve kanë qenë të bazuara në materialin që kanë zhvilluar gjatë shkollimit. “Nuk ishin pyetjet e vështira.

Kanë qenë shumë të lehta specifikisht në Biologji veç me pas mësu edhe pak më shumë besoj kisha mbërri me i ditë krejt. Shumica e pyetjeve kanë qenë të ngjashme, por disa veç i kemi mësuar, por jo që i kemi praktikuar nëpër kurse”, ka thënë maturanti Rron Hasani. “Disa janë të ngjashme disa jo.

Ama shumica janë të ngjashme me atë që e kemi ushtruar ma herët”, ka thënë maturantja Era Krasniqi. Këtë vit, Universiteti i Prishtinës do të pranojë mbi 5 mijë e 600 studentë në nivelin bachelor. Për këto pozita kanë konkurruar më shumë se 7 mijë maturantë. E KOHA pati raportuar në fund të qershorit, se numri i studentëve të regjistruar në vitin akademik 2016/17.

Aktualisht, numri aktiv i studentëve në Universitetin e Prishtinës është 22 mijë e 377.

Burimi: Koha