Bayerni refuzon ofertën rekord të Real Madridit për Michael Olisen

0%

Bayern Munih ka refuzuar një ofertë marramendëse të Real Madridit për yllin francez Michael Olise. Sipas raportimeve, klubi madrilen paraqiti një ofertë zyrtare prej 220 milionë eurosh, e cila me bonuset mund të arrinte deri në 250 milionë euro, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Menjëherë pas pranimit të ofertës, drejtuesit e Bayernit zhvilluan një mbledhje urgjente për të shqyrtuar situatën. Në fund, u mor vendimi që Olise nuk është në shitje këtë verë. Objektivi kryesor i kampionëve gjermanë është ta mbajnë francezin në skuadër dhe të sulmojnë fitimin e Ligës së Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Vendimi i Bayernit i është komunikuar presidentit të Real Madridit, Florentino Pérez, i cili mbeti i zhgënjyer që nuk arriti ta transferojë Olisen. Megjithatë, bisedimet mes dy klubeve përfunduan në frymë pozitive. Bayern i ka bërë të ditur Realit se, nëse në të ardhmen vendos ta shesë Olisen, klubi madrilen do të ketë përparësi në negociata.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në Mynih nuk duan të humbin një nga futbollistët më të rëndësishëm të skuadrës, ndërsa synimi është të ruhet bërthama e ekipit gjatë kësaj vere. Edhe vetë Olise thuhet se dëshiron të vazhdojë karrierën te Bayern, pavarësisht ofertës joshëse të Real Madridit, gjë që ua lehtëson punën drejtuesve të klubit bavarez. Michael Olise ka kontratë me Bayern Munichun edhe për tre vjet.

Burimi: Bota Sot