Gjilani humb një nga lojtarët më të mirë

0%

Senad Jaroviq është larguar nga skuadra e Gjilanit. Jaroviq, bëri hapin e tij të radhës duke vazhduar karrierën në Marok, te skuadra e IR Tanger.

“Ky nënshkrim pasqyron dëshirën e klubit për të forcuar radhët e tij me lojtarë të aftë për të ofruar vlerë të vërtetë teknike dhe për të përmirësuar opsionet sulmuese të stafit të trajnerëve, në përputhje me objektivat e ekipit”, shkruhet në njoftimin e klubit marokan. Jaroviq, kaloi plot 3 vite te Gjilani duke bërë 90 paraqitje dhe ka shënuar 41 gola dhe 19 asistime.

Burimi: Bota Sot