​Protesta në Tiranë në ditën e 42-të, qytetarët marshojnë drejt

0%

Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë në ditën e 42-të radhazi, me pjesëmarrës që janë mbledhur sërish për të shprehur qëndrimet e tyre përpara godinës së Kryeministrisë. Nga sheshi “Skënderbej”, protestuesit marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt selisë së qeverisë.

Pasi mbërritën para Kryeministrisë, pjesëmarrësit zhvilluan një tubim, ku u mbajtën fjalime nga përfaqësues të protestës dhe qytetarë të ndryshëm. Me pankarta në duar dhe thirrje gjatë marshimit, protestuesit kërkuan largimin e asaj që e cilësuan si “kastë e vjetër politike”, ndryshimin e ligjit zgjedhor, si edhe shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, raporton RTSH.

Gjatë fjalimeve u shprehën kritika ndaj qeverisë dhe opozitës, ndërsa u kërkua ndryshim i mënyrës së funksionimit të politikës në vend.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot