Një ngjarje me armë zjarri është raportuar në zonën e Prekalit në Shkodër, ku dyshohet se një person ka humbur jetën. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një zonë malore, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota. Sipas informacioneve paraprake, të shtënat janë dëgjuar në një zonë të thellë të Prekalit, ndërsa pas njoftimit për rastin, autoritetet janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të verifikuar informacionet e para, për të identifikuar viktimën e dyshuar dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Vijon….
