Zyrtare: Jarovic largohet nga Gjilani, vazhdon karrierën në Marok

0%

Sulmuesi i njohur në futbollin kosovar, Senad Jarovic, ka zgjedhur një aventurë të re në karrierën e tij. Futbollisti me origjinë nga Gjermania ka arritur marrëveshje për të vazhduar karrierën te skuadra marokene IR Tanger, duke u larguar kështu nga futbolli kosovar pas një periudhe të suksesshme me fanellën e Gjilanit.

Jarovic ishte një prej sulmuesve më të spikatur në Superligën e Kosovës, ku la gjurmë me golat dhe paraqitjet e tij. Ai iu bashkua Gjilanit në vitin 2024 dhe gjatë qëndrimit te “Skifterat” u shndërrua në një nga figurat kryesore të skuadrës.

Sulmuesi 28-vjeçar, i cili luan në pozitën e qendërsulmuesit dhe njihet për fizikun e tij të fuqishëm, ka pasur më herët eksperienca edhe në kampionate të ndryshme evropiane, përfshirë Slloveninë, Danimarkën dhe Rumaninë. Kalimi te IR Tanger përfaqëson një sfidë të re për Jarovicin, i cili tani do të provojë veten në elitën e futbollit maroken.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Klubi nga Tangeri është një prej skuadrave të njohura në Marok dhe garon në kampionatin elitar të vendit, duke synuar të ndërtojë një ekip konkurrues./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi