Zbulohen tri lidhje ilegale të ujit në Bërnicë, rastet dërgohen në

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjatë një aksioni të zhvilluar sot në Bërnicë janë identifikuar tri lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit. Sipas njoftimit, të gjitha lidhjet e paligjshme janë shkyçur menjëherë nga ekipet e KRU “Prishtina”.

Kompania ka bërë të ditur se rastet do të procedohen më tej dhe lënda do t’i dërgohet Prokurorisë kompetente për veprime të mëtejshme, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com