Kryetari i Lezhës publikon çmimet e shezllonëve, kërkon nga pushuesit

0%

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka njoftuar se pas denoncimeve në telefonin e tij dhe veprimeve në terren të Task-Forcës, është reflektuar në publikimin e çmimeve për shezllonet, kthimin e parave në rastet e tejkalimit të tarifave të lejuara, si dhe në vendosjen e gjobave dhe paralajmërimeve për sekuestrim.

Sipas Ndreut, situata po shkon drejt normalizimit, dhe se dita e hënë () është afati i fundit që çdo subjekt të vendosë çmimet sipas miratimit të Këshillit Bashkiak dhe t’i publikojë ato në tabela të dukshme për klientët.

Kryebashkiaku ka publikuar çmimet e shezlloneve sipas zonave: Shezllone bazike (alumini): * Tale – 300 lekë * Shëngjin (Qendër) dhe Kune – 400 lekë * Rana e Hedhun – 500 lekë Shezllone druri me dyshekë: * Tale – 700 lekë * Shëngjin (Qendër) – 800 lekë * Rana e Hedhun – 1.000 lekë * Gazebo familjare: 1.500 – 2.500 lekë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndreu ka thënë se këto janë çmimet e miratuara dhe të detyrueshme për subjektet private, si dhe për hapësirat e administruara nga Lezha Invest.

Ai bën thirrje që çdo subjekt që aplikon çmime më të larta se këto, të bëjnë denoncime në këta numra: * Pjerin Ndreu – Kryetar i Bashkisë: +355 69 404 5011 * Fatjon Zefi – Zv/Kryetar i Bashkisë: +355 69 559 1150 * Brahim Demi – Administrator i Shëngjinit: +355 69 333 4446 * Zhaneta Frroku – Administratore e Shënkollit-Talës: +355 69 996 1800 * Besmir Frroku – Drejtor i Lezha Invest: +355 69 393 0434 * Renaldo Xhanej – Drejtor i Turizmit: +355 69 626 7623

Burimi: Kallxo