Klpop gati për Gjermaninë

0%

Pas bisedimeve paraprake, tani po finalizohen edhe detajet e fundit. Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit (DFB), Bernd Nojendorf, dhe drejtori ekzekutiv i Bundesligës, Hans Joakim Vatzke, kanë udhëtuar drejt Nju Jorkut për tu takuar me Jurgen Klop dhe për të përmbyllur marrëveshjen me trajnerin e ardhshëm të përfaqësueses gjermane.

Bernd Nojendorf dhe Hans Joakim Vatzke do të bisedojnë me Jurgen Klopp gjatë kësaj fundjave, ndërsa në fillim të javës së ardhshme në SHBA do të mbërrij edhe Oliver Mintzlaf, drejtuesi i Red Bull. Klop do të qëndroj në Nju Jork gjatë gjithë javës së fundit si analist për MagentaTV. Vetëm pas kthimit në Gjermani ai pritet të nënshkruaj një kontratë katërvjeçare me DFB.

Në bisedimet paraprake, Federata Gjermane e Futbollit dhe Red Bull kanë rënë dakord që DFB të mos paguaj dëmshpërblim për trajnerin, i cili ka kontratë me kompaninë deri në vitin 2029, ndërsa Klop do të vazhdoj të mbetet ambasador i markës. Shoqata e tifozëve reagoi me kritika, ku zëdhënësi Tomas Kesen e cilësoi këtë si “një tjetër kapitullim përballë kapitalit”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, është e qartë se këto kritika nuk do të ndikojnë në vendim. DFB e ka zgjedhur Klopin si kandidatin e saj të preferuar dhe vetë 59 vjeçari është i gatshëm të marrë drejtimin e kombëtares. Zgjidhja e arritur është gjithashtu një lehtësim financiar për federatën.

Arsyeja është se pagesa shumëmilionëshe e ndërprerjes së kontratës së paraardhësit të tij, Julian Nagelsman, si edhe humbjet e shkaktuara nga eliminimi i hershëm në Kupën e Botës, kanë krijuar një mungesë të konsiderueshme në buxhet. Pas nënshkrimit të kontratës, që pritet të ndodh gjatë muajit korrik, Klop do të ketë pak kohë për tu përshtatur.

Ndeshja e tij e parë si trajner i Gjermanisë do të zhvillohet në fund të shtatorit në kuadër të Ligës së Kombeve. Gjermania ndodhet në një grup me Holandën, Greqinë dhe Serbinë. Debutimi i Klopit në stolin e kombëtares do të jetë më 24 shtator, në transfertë ndaj Holandës. Shorti për kualifikueset e Euro 2028 do të hidhet në dhjetor në Belfast.

Pikërisht ato kualifikuese, të cilat nisin në mars të vitit 2027, do të përbëjnë sfidën e parë madhore të Jurgen Klopit si trajner i kombëtares gjermane.

Burimi: Bota Sot