Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të

0%

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kujtuar viktimat e gjenocidit të Srebrenicës, në 31-vjetorin e masakrës ku u vranë 8.372 burra dhe djem boshnjakë.

Gërvalla tha se gjenocidi i Srebrenicës është një nga krimet më të rënda të kryera në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, i kryer nga forcat serbe të Radovan Karaxhiqit dhe Ratko Mlladiqit, dhe i dënuar nga drejtësia ndërkombëtare.

“ Sot kujtojmë 8.372 burra dhe djem boshnjakë të vrarë mizorisht në gjenocidin e Srebrenicës, një nga krimet më të rënda të kryera në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore”, ka shkruar Gërvalla. Ajo ka thënë se në Srebrenicë nuk u vranë vetëm mijëra njerëz, por u sulmua edhe e drejta e një populli për të ekzistuar i lirë, i barabartë dhe i sigurt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Srebrenica na kujton se gjenocidi nuk fillon me armët e vrasjet, por me urrejtjen, propagandën, mohimin e tjetrit dhe politikat që synojnë zhdukjen e një populli”, është shprehur Gërvalla. Sipas saj, mohimi i gjenocidit përbën vazhdim të padrejtësisë ndaj viktimave dhe kërcënim për paqen.

“Ne në Kosovë e dimë mirë çfarë do të thotë të të ndjekin, të të vrasin, të të masakrojnë, të të dhunojnë e të të zhdukin, vetëm pse je kush je. Prandaj solidariteti ynë me popullin boshnjak nuk është vetëm akt kujtese, por qëndrim i palëkundur në mbrojtje të së vërtetës, drejtësisë dhe dinjitetit njerëzor”, k a shkruar ajo.

Gërvalla ka bërë thirrje që viktimat e Srebrenicës të mos harrohen dhe që gjenocidi të mos mohohet e të mos përsëritet.`

Burimi: Bota Sot