Vetëm 18 ditë në detyrë, largohet trajneri që drejtoi kombëtaren në

0%

Eksperienca e Herve Renard në krye të kombëtares së Tunizisë ka zgjatur vetëm 18 ditë. Trajneri 57-vjeçar mori drejtimin e skuadrës gjatë Kupës së Botës 2026, pasi Sabri Lamouchi u shkarkua në nisje të turneut, por nuk arriti të ndryshojë fatin e ekipit. Nën drejtimin e Renard, Tunizia humbi 4-0 ndaj Japonisë dhe 3-1 ndaj Holandës, duke u eliminuar nga Botërori.

Dy humbjet vulosën edhe fundin e aventurës së francezit në pankinën tuniziane. Renard bëhet kështu një nga 15 trajnerët që janë larguar pas përfundimit të Botërorit. Tunizia ishte gjithashtu e vetmja kombëtare që ndërroi dy trajnerë gjatë këtij edicioni të Kupës së Botës.

Burimi: Bota Sot