Real Madridi vazhdon të dëshmojë se ka një nga akademitë më fitimprurëse në botë. Edhe pse asnjëri prej këtyre futbollistëve nuk luajti për ekipin e parë sezonin e kaluar, “Los Blancos” kanë gjeneruar mbi 100 milionë euro nga shitjet e tyre.
Klubi madrilen ka përfituar shuma të konsiderueshme falë klauzolave që i lejojnë të marrin 50 për qind të vlerës së transferimeve të ardhshme të disa ish-lojtarëve të akademisë.
Transferimet që kanë mbushur arkën e Real Madridit janë: Nico Paz te Como – vlerësim prej 60 milionë euro; Víctor Muñoz te Liverpool – 25 milionë euro; Mario Gila te Milan – 15 milionë euro; Álvaro Rodríguez te Bournemouth – 12 milionë euro; Álex Jiménez te Bournemouth – 12 milionë euro.
Nga të gjithë këta futbollistë, vetëm për Nico Paz, Real Madridi ka ruajtur kontroll mbi të ardhmen e tij përmes një klauzole riblerjeje (buy-back clause). Për lojtarët e tjerë, klubi spanjoll nuk ka më asnjë të drejtë sportive, përveç përfitimeve financiare që burojnë nga klauzolat e shitjes..
