Kryetari i Shoqatës së Trajnerëve të Kosovës në hendboll, Faruk Shala, tha se sot i ka vizituar Loris Pershuriç. Shala është i lumtur që një emër si Loris Pershuriç që i ka vizituar vashat tona. “Kryetari i Poreçit, Loris Pershuriç, ka vizituar hendbollistet e Kosovës pjesëmarrës në Kampin Poreç 2026.
Kryetari i qytetit të Poreçit, Loris Pershuriç, ka uruar mirëseardhje dhe ka shprehur mbështetjen e tij për hendbollistet pjesëmarrëse në kampin e hendbollit që po zhvillohet në Poreç. Hendbollistet nga Kosova tash e disa ditë po stërviten dhe po përgatiten në kampin e hendbollit në Kroaci.
Shembujt e mbështetjes së sportit, të rinjve dhe fëmijëve për t’u zhvilluar e për të realizuar ëndrrat e tyre duhet të ndiqen edhe nga udhëheqësit e komunave tona, sepse e ardhmja u përket atyre. Investimi në rininë dhe sportin është investim në të ardhmen e shoqërisë sonë” , ka shkruar Shala.
