Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe sot në konferencë për shtyp deklaroi se krahasuar me kurdo herë më parë, vendet kandidtae asnjëherë nuk kanë pasur mbështetje më të madhe për t’u bërë vende-anëtare të Bashkimit Evropian, para së gjithash për shkak të lëvizjeve gjeopolitike dhe gjeostrategjike që po ndodhin për momentin në botë, e posaçrisht në Evropë, por siç shtoi, për shkak të politikave të kryeministrit Hristian Mickoski vendi, mbetet anash atij procesi.
Sipas Filipçes është e qartë se jemi pengje të pafuqisë personale të kryeministrit Mickoski për t’u përballur me këtë çështje më të rëndësishme për të ardhmen tonë, për të ardhmen e qytetarëve të Maqedonisë, anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Ai shtoi se vendi mbetet jashtë të gjitha trendeve evropiane, nën ndikim të fortë të proceseve që dëmtojnë procesin e integrimit evropian, nën ndikimin e vendeve të tjera që nuk kanë interes në rajonin dhe integrimin e Maqedonisë në Evropë. Ai tha se izolimi politik i sjell vendit dështim ekonomik dhe se duke bllokuar të ardhmen evropiane, rrezikojmë të mbetemi të fundit në rajon.
Lidhur me ndryshimet në Kodin zgjedhor ai theksoi se është e vërtetë që ato janë pjesë e Agjendës reformuese, por përsëriti se qëndrimi i tyre është se ndryshimet në lidhje me votimin e diasporës, siç janë propozuar nga qeveria, janë problematike për ta për shkak të mashtrimeve zgjedhore.
Ai shtoi se qeveria thotë se kjo është shumë e rëndësishme për ta, por nuk dorëzohet, domethënë po shtohet një nen në lidhje me mënyrën e votimit të diasporës, i cili, siç tha ai, mund të vërë seriozisht në pikëpyetje legjitimitetin e cilado zgjedhjeve të ardhshme.
Theksoi se mund të debatohet votimi elektronik ose votimi me postë, por vetëm në bazë të analizave serioze dhe përvojave ndërkombëtare, dhe një grup ekspertësh duhet të përcaktojë nëse nevojitet një ndryshim dhe si do të dukej në kushtet e vendit tonë.
Sipas tij Qeveria nuk ka kurfarë interesi për vendosjen e teknologjive të reja në shëndetësi, arsim apo bujqësi, ndërkaq kërkon model të ri votimi për diasporën.
