Shpërndaje në: Kushtet klimatike në shtetin nordik kanë bërë që fushat e futbollit të jenë artificiale, dhe kjo është thelbësore për evolucionin e futbollit në Norvegji. Kështu ka shkruar mediumi i njohur spanjoll AS të shtunën. Norvegjia luan në çerekfinale nga ora në Miami ndaj Anglisë.
Sipas mediumit spanjoll, sekreti i suksesit të jashtëzakonshëm të Norvegjisë janë fushat artificiale ku zhvillohen futbollistët norvegjezë. “Norvegjia e ka sekretin e vet për ta çuar në maksimum shansin për të bërë histori në Kupën e Botës. Fushat artificiale luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit të saj. Temperaturat mesatare janë prej -4 deri në 16 gradë Celsius.
Këto temperatura duhet t’i përballojnë norvegjezët. Dielli nuk shihet shpesh dhe përjetohet i ftohti thuajse në tërë shtetin, dhe për këtë arsye fushat me bar natyral janë të rralla. Për këtë arsye, 14 nga 16 fushat në ligën norvegjeze janë me artificiale”, ka shkruar AS.
Tutje ky medium ka shkruar se lojtarët nga ky shtet zhvillohen në fusha ku kontrollimi i topit dhe gjuajtjet drejt portës është shumë më i vështirë. “Bari natyral është i projektuar për t’i lehtësuar veprimet e futbollistëve. Për këtë arsye norvegjezët vazhdimisht nxjerrin talente dhe këta lojtarë janë më të mirë kur luajnë në bar natyral”, ka shkruar mediumi i njohur spanjoll.
