Barazimi me Republikën Demokratike të Kongos ka nxjerrë në pah marrëdhënien e dobët që kanë disa lojtarë me njëri-tjetrin. Ajo që u pa dje në fushë nga gjuha e trupit e disa lojtarëve u konfirmua sot nga një pëlqim në rrjetet sociale. Ditën e sotme një faqe sportive në rrjetet sociale shkruante: “B runo Fernandez është Raphina i Portugalisë. Një amator që shet misra të pjekur”.
Ky postim ka marrë pëlqimin e motrës së Cristiano Ronaldo-s. Kátia Aveiro me veprimin që bëri ka ndezur edhe më shumë atmosferën në kampin luzitan, ku të gjithë janë fokusuar në rivalin e radhës, Uzbekistani.
Burimi:
Bota Sot
