Ky ishte boksieri Fatmir Makolli në vitin 1987, sportisti më i mirë i

0%

Fatmir Makolli, legjenda e boksit të Kosovës, që mbahem mend meçet e tij nga gjeneratat e vjetra de të mesme në petkun e klubit më të madh të boksit, Prishtina, pesë herë kampione e gjashtë herë nënkampione e ish Jugosllavisë.

Fatmir Makolli si boksier edhe ka një titull me Prishtinën të ish Jugosllavisë, ndërsa është kampion i Ballkanit, fitues i medaljes së bronztë në vitin 1987 në Kupën Botërore, fituesi medaljes së argjendtë në Lojërat Mesdhetare (1987) dhe i pesti në Kampionatin Evropian në Athinë në vitin 1989.

Fatmir Makolli është i pari boksier që e hodhi në tokë fanellën e reprezentacionit të ish Jugosllavisë, duke e braktisur demonstrativisht dhe është boksier që mbahet edhe për fitore me dorë të thyer në ring. Redaktori i rubrikës së sportit “Rilindja”, Ali Shala, ia dorëzon mirënjohjen sportistit më të mirë të vitit 1987 Fatmir Makolli.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Redaksia e së përditshmes “RIlindja” organizoi dje solemnitetin tradicional që mbahet prej vitit 1958, me ç’rast rubrika e sportit shpalli dhjetë sportistët, tri klubet, trajnerin dhe referin më të mirë të sportit të Kosovës në vitin 1987.

Sportisti më i mirë i vitit u shpall boksieri i Prishtinës Fatmir Makolli, kurse ndër klubet, ai i hendbollistëve Borci i Ferizajt”, k ishte shkruar ‘Rilindja” të dielën e 27 dhjetorit të vitit 1987.

Burimi: Bota Sot