Udhëheqësi suprem i Iranit zotohet për hakmarrje për vdekjen e babait

0%

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, ka premtuar hakmarrje për vrasjen e babait të tij, Ajatollah Ali Khamenei, duke deklaruar se një veprim i tillë është “kërkesë e kombit” dhe se “duhet të ndodhë patjetër”. Deklarata është bërë përmes një mesazhi me shkrim të publikuar në llogarinë e tij në Telegram.

Mesazhi u publikua disa muaj pasi Ajatollah Ali Khamenei u vra në sulmet ajrore të kryera nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli më 28 shkurt. Në deklaratën e tij, Mojtaba Khamenei tha se Irani nuk do të heqë dorë nga kërkimi i përgjegjësisë për vrasjen e liderit të mëparshëm suprem.

“Ne zotohemi se do ta hakmerremi gjakun e liderit martir dhe të gjithë martirëve të këtyre dy luftërave nga vrasësit kriminalë dhe të turpëruar”, thuhet në mesazhin e Khameneit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com