Një muaj paraburgim për të miturin që theri me thikë dy persona dhe

0%

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të miturit që dyshohet se ka therur dy persona dhe një zyrtar policor në dy ngjarje të ndara të ndodhura më 10 korrik në Ferizaj.

Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, ndërsa i mituri dyshohet për veprat penale “vrasje në tentativë”, “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Sipas dosjes së rastit, ngjarja e parë ka ndodhur më 10 korrik, rreth orës , në Parkun e Qytetit në Ferizaj.

Sipas dyshimeve të Prokurorisë, i mituri, i veshur me rroba ushtarake, me dorëza dhe i maskuar, ka sulmuar me thikë dy persona me inicialet I.M. dhe S.H., duke u shkaktuar lëndime të rënda trupore në pjesë vitale të trupit. Pas sulmit, ai dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Ferizajt.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas aktvendimit të gjykatës, rreth 20 minuta pas sulmit, i dyshuari është lokalizuar në oborrin e shtëpisë së gjyshes së tij në fshatin Greme të Ferizajt, ku ndodhej edhe nëna e tij dhe ku dyshohet se ishte fshehur pas largimit nga vendi i ngjarjes. Gjykata ka bërë të ditur se i mituri ka refuzuar urdhrat e zyrtarëve policorë për t’u dorëzuar dhe për ta hedhur thikën që mbante me vete.

Gjatë ndërhyrjes së policisë për arrestimin e tij, ai dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë. Sipas aktvendimit, njëri nga policët është rrëzuar pasi është tërhequr nga nëna e të miturit, ndërsa i dyshuari ka tentuar ta godasë me thikë.

Në përpjekje për ta neutralizuar, një major i Policisë së Kosovës ka ndërhyrë, por dyshohet se është goditur me thikë në anën e majtë të qafës nga veprimet e të miturit. Po ashtu, sipas gjykatës, i dyshuari ka poseduar pa autorizim një thikë kuzhine në vend publik, e cila më pas është konfiskuar nga Policia e Kosovës.

Burimi: Bota Sot