Rrezikuan pushuesit me mjete lundruese, policia gjobit me nga 500

0%

Dy drejtues mjetesh lundruese janë ndëshkuar me gjoba të larta nga Policia Kufitare, pasi u konstatuan duke lundruar në afërsi të zonave të frekuentuara nga pushuesit, duke rrezikuar sigurinë e tyre.

Aksionet janë zhvilluar nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të kontrolleve për garantimin e sigurisë përgjatë vijës bregdetare. Rasti i parë është evidentuar në plazhin e Semanit, ku drejtuesi i një mjeti lundrues tip “Jet Ski”, i identifikuar me inicialet E.

D., është konstatuar duke lundruar pranë bregut, në zonën ku ndodheshin pushuesit. Për këtë shkelje, ai është ndëshkuar me masë administrative në vlerë prej 500 mijë lekësh të rinj, ndërsa mjeti lundrues është bllokuar administrativisht.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkohë, gjatë patrullimeve në zonën e njohur si “Plazhi i Hidrovorit”, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një gomone që lëvizte në mënyrë të kundërligjshme pranë pushuesve. Gjatë verifikimeve është zbuluar se drejtuesi i saj, shtetasi J. H., nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm për mjetin lundrues.

Për shkeljet e konstatuara, ndaj tij është vendosur masë administrative prej 510 mijë lekësh të rinj, ndërsa edhe gomonia është bllokuar administrativisht. Policia e Shtetit u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese dhe operatorëve që ushtrojnë veprimtari në det të respektojnë rregullat e lundrimit dhe perimetrat e sigurisë, me qëllim shmangien e rrezikut për pushuesit.

Autoritetet kanë paralajmëruar se kontrollet do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror dhe se ndaj çdo shkelësi do të merren masa të menjëhershme, në funksion të garantimit të jetës dhe sigurisë së qytetarëve në plazhe. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com