68 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, mbi 2 mijë tiketa

0%

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar gjithsej 66 aksidente trafiku, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast me fatalitet. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës të ngjarjeve në trafik, 27 aksidente kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 39 të tjera janë regjistruar vetëm me dëme materiale.

Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe ka shqiptuar 2 mijë e 486 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme. Në raportin 24 orësh bëhet e ditur po ashtu se 12 persona janë arrestuar gjatë kësaj periudhe.

Burimi: Kallxo