Mullisi, paraqitje pozitive në Kampionatin Botëror për të rinj

0%

Mullisi, paraqitje pozitive në Kampionatin Botëror për të rinj! Sportisti i ekipit kombëtar shqiptar të peshëngritjes, Antonino Mullisi, zhvilloi një paraqitje shumë të mirë në Kampionatin Botëror të të Rinjve, që po mbahet në Kali të Kolumbisë.

Mullisi garoi në kategorinë 79 kg, në Baterinë A, duke u përballur me një konkurrencë të nivelit më të lartë botëror.Në një kategori ku diferencat mes sportistëve ishin minimale, ai dëshmoi cilësi të larta sportive dhe karakter garues, duke përfaqësuar Shqipërinë me dinjitet. Rezultatet e tij ishin mjaft konkurruese, duke u klasifikuar në vendin e pestë në stilin e shkëputjes me 137 kg.

Në shtytje u rendit i gjashtu me 163 kg, për ta mbyllur edhe dygarëshin në vendin e gjashtë me 300 kg. Ndonëse jashtë zonës së medaljeve, paraqitja e Mullisit në Botërorin e të rinjve konsiderohet pozitive, me shtangistin që konfirmohet si një element premtues për peshëngritjen shqiptare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot