Luajti dje në miqësore me Teutën, klubi i Vllaznisë del me reagim

0%

Tashmë largimi i Sherif Kallakut nga Vllaznia është zyrtar. Klubi shkodran ka reaguar në rrjetet sociale, duke njoftuar se ka arritur marrëveshjen me Teutën, për shitjen e mesfushorit 28-vjeçar. Kujtojmë se ky “operacion” ishte i kryer prej kohësh, teksa pritej vetëm zyrtarizimi. Ndërkohë që Sherif Kallaku ishte pjesë e miqësores së djeshme, të cilën Teuta e humbi 1-0 ndaj Ludogorets.

NJOFTIMI: Faleminderit, Sherif! KF Vllaznia njofton se ka arritur marrëveshjen me KF Teuta për transferimin e futbollistit Sherif Kallaku. Falënderojmë Sherifin për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë me fanellën kuqeblu gjatë kohës që ishte pjesë e klubit tonë. I urojmë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive dhe e falënderojmë për gjithçka dha për Vllazninë.

Suksese, Kallaku!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot