Vidhen material elektrik, 200 litra naftë e bateri në ish-stacionin e

0%

Shpërndaje në: Në ish-stacionin e trenit “Infra-Kos” në Gërlicë të Ferizajt të premten është raportuar një rast vjedhjeje. Sipas ankuesit, janë vjedhur material elektrik, 200 litra naftë dhe 30 bateri. Policia po e heton rastin.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në ish stacionin e trenit “INFRA-KOS”, nga persona të panjohur, janë vjedhur material elektrik-elektronik, derivate të naftës ne sasi prej 200 litra, 30 bateri. Sipas ankuesit vlera e dëmit është e madhe. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse”, thuhet në raportin e PK-së.

Burimi: Koha