Një vjedhje me përmasa të mëdha është raportuar në fshatin Gërlicë të Ferizajt, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vjedhur pajisje elektrike, elektronike, derivate dhe akumulatorë nga ish-stacioni i trenit, duke shkaktuar një dëm që kap vlerën mbi 200 mijë euro, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti është raportuar pasditen e 10 korrikut, rreth orës , ndërsa Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Sipas denoncimit të bërë nga F.
F., rreth 63-vjeçar, nga objekti i ish-stacionit hekurudhor, që i takon INFRAKOS-it, janë vjedhur: një sasi e konsiderueshme e materialit elektrik dhe elektronik; rreth 200 litra derivate nafte; 30 akumulatorë me kapacitet 700 amper. Sipas vlerësimit fillestar të ankuesit dhe konstatimeve në vendin e ngjarjes, dëmi i shkaktuar kalon vlerën e 200 mijë eurove.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetimeve dhe forenzikës së Stacionit Policor në Ferizaj, si dhe ekipet rajonale, të cilat kanë kryer ekzaminimet dhe kanë mbledhur prova materiale për identifikimin e autorëve. Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë në zhvillim për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
