“Zbuten gjakrat”, pas 4 vitesh mbreti Charles takon Harry-n,

0%

Mbreti Charles III priti djalin e tij të dytë, Harry-n , në një takim privat me Mbretëreshën Camilla , e shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Meghan , dhe dy fëmijët e tyre të vegjël, Archie dhe Lilibet.

Takimi, i raportuar nga media në prag të vizitës së princit rebel në Mbretërinë e Bashkuar, është i pari i sovranit me familjen e ribashkuar të Dukës dhe Dukeshës së Sussex dhe nipërve e mbesave të tij “amerikanë” që nga viti 2022.

Sipas burimeve të kontaktuara nga Daily Mail, takimi që u zhvillua këtë pasdite në rezidencën rurale të Mbretit në Gloucestershire ishte “një ngjarje private familjare”. Si dhe për këtë arsye nuk do të publikohen foto ose informacione të tjera zyrtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot