SHBA ultimatum Teheranit për Hormuzin, Trump i drejtohet Iranin:

0%

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Iranit, duke deklaruar se ka urdhëruar një përgjigje ushtarake shkatërruese nëse Teherani do të ndërmarrë ndonjë atentat ndaj tij.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se 1,000 raketa amerikane janë “të ngarkuara, të bllokuara dhe të drejtuara” ndaj Iranit, ndërsa mijëra të tjera janë gati të pasojnë në rast të një sulmi. “1,000 raketa janë të ngarkuara dhe të bllokuara dhe të synuara drejt Republikës Islamike të Iranit.

Nëse qeveria iraniane vepron sipas kërcënimeve të saj për të vrarë ose për të tentuar të vrasë Presidentin në detyrë të Shteteve të Bashkuara, urdhrat janë dhënë tashmë”, shkroi Trump. Ai shtoi se ushtria amerikane është plotësisht e përgatitur për të goditur objektivat iraniane për një periudhë deri në një vit, me mundësi zgjatjeje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Deklaratat e Trump vijnë në një kohë kur prej vitesh ekzistojnë raportime se Irani ka shqyrtuar skenarë për hakmarrje ndaj tij pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani gjatë mandatit të tij të parë presidencial.

Media amerikane, përfshirë Wall Street Journal, ka raportuar më herët se Izraeli i kishte ndarë Uashingtonit informacione mbi plane të mundshme iraniane kundër ish-presidentit amerikan.

Ultimatum amerikan për Ngushticën e Hormuzit Ndërkohë, sipas raportimit të Axios, administrata Trump i ka dërguar Iranit një ultimatum, duke kërkuar që Teherani të deklarojë publikisht se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur për lundrimin ndërkombëtar dhe të angazhohet për ndalimin e sulmeve ndaj anijeve tregtare.

Sipas tre zyrtarëve amerikanë, mesazhi është përcjellë si drejtpërdrejt, ashtu edhe përmes ndërmjetësve rajonalë. Po sot, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, pritet të zhvillojë bisedime në Muscat me homologun e Omanit, Sayyed Badr al-Busaidi, ku në fokus do të jetë kriza në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas zyrtarëve amerikanë, SHBA pret që pas këtij takimi Irani të shpallë publikisht se do të ndalojë sulmet ndaj anijeve dhe do të garantojë kalimin e lirë në Ngushticën e Hormuzit, pa vendosur tarifa apo pengesa të tjera. Një zyrtar amerikan paralajmëroi se nëse Teherani refuzon këto kërkesa, pasojat do të jenë serioze.

“Nëse ky nuk është qëndrimi i tyre, atëherë nuk do të jetë një ditë e mirë për ta”, deklaroi zyrtari amerikan, sipas Axios.

Burimi: Bota Sot