SHBA-të kërkojnë që Irani të garantojë hapjen e Ngushticës së

0%

Disa zyrtarë të lartë amerikanë po kërkojnë që udhëheqja e Iranit publikisht të deklarojë se qarkullimi i anijeve në Ngushticën e Hormzuit është rikthyer plotësisht. Zyrtarët që folën në kushte anonimiteti thanë se janë duke shënuar përparim në bisedimet me udhëheqës të lartë iranianë, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press” .

Megjithatë, zyrtarët amerikanë thanë se ata duan që Teherani të lëshojë një deklaratë në të cilën thotë se forcat iraniane do t’i ndalin sulmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit për t’u siguruar që bisedimet të lëvizin përpara.

Megjithatë, pak para se të flisnin zyrtarët amerikanë, diplomati i Teheranit në Kombet e Bashkuara pati ton më sfidues, duke u thënë gazetarëve se çfarëdo aktiviteti në Ngushticën e Hormuzit “i përket ekskluzivisht Iranit”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një zyrtar i lartë amerikan tha se Irani i ka thënë Uashingtonit që sulmet e fundit ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit ishin nga “një pjesë e hallakatur e sistemit të tyre”. Tri anije u sulmuan javën e kaluar, duke e nxitur presidentin amerikan, Donald Trump, që të kundërpërgjigjej me sulme ndaj caqeve iraniane. Ai ka deklaruar se armëpushimi i arritur në qershor ka marrë fund.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com