Prishtina përforcohet me një lojtar me përvojë

0%

Klubi i futbollit Prishtina është përfaruar me futbollistin me përvojë Vangjel Zguro. Prishtina duket se do të jetë më e fortë në edicionin e ri dhe të kërkojë titullin e kampionit të Kosovës. “FC Prishtina vazhdon kompletimin e skuadrës për sezonin e ri.

Përforcimi më i ri i bardhekaltërve është mbrojtësi i majtë, Vangjel Zguro, i cili i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore në Bolu, Turqi. Zguro sjell me vete një përvojë të pasur në futbollin shqiptar, ku gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e Pogradecit, Kukësit, Skënderbeut, Partizanit, Luftëtarit, Bylisit dhe Kamzës.

Përveç kampionatit shqiptar, ai ka luajtur edhe në Maqedoninë e Veriut me Strugën, ndërsa ka fituar përvojë edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte pjesë e Chattanooga Red Wolves dhe FC Tulsa”, ka bërë të ditur FC Prishtina.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot