Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ende s’ka marrëveshje, por jam

0%

Pas afro tre orë takim me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherit kryetar i LVV-së, Albin Kurti, tha se takimi u zhvillua në atmosferë konstruktive ku u diskutuan shumë çështje të zhvillimeve politike e dinamikave institucionale e po ashtu edhe orari i konstituimit të institucioneve.

Mirëpo, sipas tij, ende nuk ka ndonjë konkluzion apo të arritur që mund të diskutohet. “Ishte takimi i parë. I kemi edhe katër javë përpara për fillimin e seancës konstituive për ta zgjedhur kryetarin apo kryetaren e Kuvendit të Republikës, nënkryetarët, Qeverinë e presidentin apo presidenten.

Kemi diskutuar të gjitha këto por ende nuk kemi ndonjë konkluzion apo të arritur që të mund ta ndaj me ju. Jam optimist për rrugën përpara”- deklaroi Kurti. Kurti tha se LVV është e interesuar për marrëveshje politike dhe për evitimin e zgjedhjeve të reja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Jemi të interesuar për marrëveshje e të mos kemi sërish zgjedhje sepse është rimbajtje e zgjedhjeve që çon përafërsisht në mirëmbajtje të rezultatit. Marrëveshja që e synojmë është marrëveshje politike që e shohim si suplement të vullnetit të popullit”- theksoi më tej ai.

I pyetur se a është i gatshëm ta bëjë Vjosa Osmanin presidente, Kurti tha se asnjëherë përqëndimi i partisë nuk ishte tek emrat e përveçëm. “Fryma dhe germa e Kushtetutës është që të jetë unifikues pandaj duhet të jetë konsensual që të jetë numri maksimal i deputetëve në sallë.

Përqëndrimi ynë nuk ka qenë për emra të përveçshëm për prësident dhe çfarë të bëjmë që deputetë të jenë së oaku 2/3 në sallë”- theksoi ai. Abdixhiku shkoi bashkë me Vjosa Osmanin në takimin me Kurtin.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u ka dërguar letër-ftesë për takim tre kryetarëve të partive që kanë qenë në opozitë gjatë legjislaturës së kaluar, për të diskutuar në lidhje me konstituimin e institucioneve të reja që burojnë nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026.

Liderët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit për takim ndërsa kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) jo. Pas takimit me Bedri Hamzën, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se takimi ishte konstruktiv.

Ndërkaq, Ardian Gjini kryetar i Aleancës ka thënë se nuk e shohin të arsyeshëm takimin me Kurtin duke theksuar se kjo parti vetëm i ka bërë të ditura kërkesat e saj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të mbajtura më . Nga , deputetët e rinj kanë afat 30 ditë për të konsituuar Kuvendin e Kosovës.

Menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, fillon afati 60 ditor për zgjedhjen e presidentit të vendit. Aktualisht, Kosova është me ushtrues detyrë të presidentit pasi që presidentes së gjashtë, Vjosa Osmani-Sadriu, i përfundoi mandati më .

Sipas rezultateve të certifikuara 53 deputetë do t’i ketë Lëvizja Vetëvendosje, 22 Partia Demokratike e Kosovës, 18 Lidhja Demokratike e Kosovës, 7 Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 9 Lista Serbe, 1 Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, 2 Partia Demokratike Turke e Kosovës, 1 Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, 1 PSA, 1 Koalicioni Vakat, 1 Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, 1 Partia Liberale Egjeptiane, 1 Partia e Re Demokratike, 1 Unioni Socialdemokrat dhe 1 Partia e Bashkuar e Goranëve.

Deputetët e certifikuar nga LVV janë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Donika Gërvalla-Schëarz, Xhelal Sveçla, Ejup Maqedonci, Avni Dehari, Hajrulla Çeku, Mimoza Kusari Lila, Shqipe Mehmeti Selimi, Andin Hoti, Ilir Kërçeli, Arben Vitia, Saranda Bogujevci, Osman Musliu, Nezir Kraki, Alban Bajrami, Arton Konushevci, Edona Lalloshi, Mefail Bajqinovci, Ardian Gola, Armend Muja, Armend Baloku, Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Arbër Rexhaj, Rufki Suma, Blerim Gashi, Fitore Pacolli Dalipi, Artane Rizvanolli Berisha, Adriana Matoshi, Agim Bahtiri, Arjeta Fejza, Taulant Kelmendi, Arbërie Nagavci, Krenare Çerkini, Dimal Basha, Liza Gashi, Labinotë Demi Murtezi, Artan Abrashi, Adnan Rrustemi, Adelina Grainca, Valon Ramadani, Salih Zyba, Enver Haliti, Fatmire Kollçaku, Valon Hoti, Valon Peci, Drita Pajaziti, Jeton Raka, Sylejman Meholli, Vigan Qorrolli dhe Fjolla Ujkani.

Prej PDK-së, deputetë të Kuvendit janë: Bedri Hamza, Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili, Vlora Çitaku, Sala Jashari, Ganimete Musliu, Enver Hoxhaj, Arben Mustafa, Rrahman Rama, Mergim Lushtaku, Elmi Reçica, Besa Kabashi Ramaj, Jakup Nura, Eman Rrahmani, Altin Krasniqi, Artan Behrami, Fadil Demaku, Blerta Deliu Kodra, Rrustem Mustafa, Eliza Hoxha dhe Ariana Musliu Shoshi.

Nga radhët e LDK-së, pjesë e Kuvendit janë: Vjosa Osmani Sadriu, Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Ukë Rugova, Kujtim Shala, Anton Quni, Lutfi Haziri, Armend Zemaj, Besian Mustafa, Janina Ymeri, Ermal Sadiku, Jehona Lushaku Sadriu, Arben Gashi, Albena Reshitaj, Fadil Hadergjonaj dhe Paris Guri.

Nga AAK (Aleanca), në Kuvend do jenë: Ramush Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Albana Bytyqi dhe Tetuta Haxhiu, Bekë Berisha dhe Burim Ramadani. Berishës dhe Ramadanit, vendin në Kuvend ia lëshuan Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj.

Nga Lista Serbe, pjesë e Kuvendit do të jenë: Zlatan Elek, Igor Simić, Srdjan Popović, Slavko Simić, Jovana Radosavljević, Ljiljana Stefanović, Milan Joksimović, Branislav Nikolić dhe Tanja Vujović.

KDTP do të jetë në Kuvend me Fikrim Damkën dhe Fatma Taçin, ZSPO me Nenad Rashiq, Koalicioni Vakat me Rasim Demirin, IRDK me Elbert Krasniqin, NDS me Emilja Rexhepin, SDU me Duda Baljen, PSA me Artan Asllanin, PLE me Veton Berishën, JDP me Adem Hoxhën dhe PREBK me Albert Kinollin

Burimi: Kallxo