Mourinho për Realin: Jam këtu me mision

0%

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka thënë se është i dashuruar me këtë klub. Ai tha se e konsideron të ketë ardhur me një mision tek ta, dhe është këtu për t’u ndihmuar lojtarëve. “Jemi në një mision. E dua këtë klub. Hala Madrid dhe asgjë më shumë”, ka thënë Mourinho. “Nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë… sepse ky është si një mision.

Nuk jam i shqetësuar, pasi jam këtu për t’i ndihmuar të gjithë të bëhen lojtarë më të mirë. Jam këtu për të ndërtuar një kulturë pune, përgjegjësie dhe ambicie”, ka thënë Mou. “Jam i dashuruar me Real Madridin. Jam gati për këtë mision”.

Burimi: Bota Sot