Ekziston frika që Kenan Yildizi mundet të hyjë në operacion

0%

Ylli i Juventusit dhe i kombëtares së Turqisë, Kenan Yildiz, vazhdon të përballet me një problem kronik në tendinë dhe, sipas raportimeve nga Italia, mund t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

Sulmuesi konsiderohet si futbollisti rreth të cilit Juventusi synon të ndërtojë skuadrën për të ardhmen, pasi së fundmi i ofroi një kontratë të re të majme dhe ia besoi fanellën ikonike me numrin 10. Megjithatë, paraqitjet e tij në muajt e fundit kanë qenë dukshëm nën nivelin e zakonshëm për shkak të një dëmtimi të përsëritur që ende nuk është zgjidhur.

Sipas “Tuttosport”, problemi është shndërruar në një tendinit kronik, i cili inflamohet sa herë që Yildiz rrit ngarkesën fizike mbi gju. Pjesëmarrja me Turqinë në Kupën e Botës e përkeqësoi edhe më shumë gjendjen e tij, pasi ai luajti me fashim të fortë në gju dhe duke përdorur qetësues kundër dhimbjeve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mbetet ende për t’u parë nëse trajtimi konservativ do të jetë i mjaftueshëm për ta zgjidhur plotësisht problemin. Nëse kjo nuk ndodh, Juventusi dhe vetë lojtari mund të vendosin që gjatë verës t’i nënshtrohet një operacioni për pastrimin e tendinës, përpara se të nisë procesin e rehabilitimit.

Yildiz aktualisht po pushon pas përfundimit të Kupës së Botës dhe pritet të rikthehet në Torino për nisjen e fazës përgatitore më 20 korrik.

Burimi: Bota Sot