Reflektime, fama dhe…/ Këngëtari i njohur Butrint Imeri flet hapur

0%

Butrint Imeri ka folur hapur për jetën e tij personale, duke ndarë disa reflektime mbi dashurinë, famën dhe karrierën muzikore. Gjatë një interviste së fundmi, këngëtari u ndal te përvojat e tij në marrëdhëniet sentimentale, duke pranuar se në të kaluarën ka humbur shumë kohë me personin e gabuar. Sipas tij, përvojat e jetës e kanë bërë të ndryshojë mënyrën se si i qaset dashurisë.

Këngëtari pranoi gjithashtu se fama e bën më të vështirë të gjejë një dashuri të sinqertë, pasi është e vështirë të kuptosh qëllimet e vërteta të njerëzve. Megjithatë, ai u shpreh optimist se personi i duhur vjen në momentin e duhur.

Përveç jetës personale, Butrint Imeri foli edhe për projektet e tij më të fundit muzikore, përfshirë sfidën e lidhur me albumin e ri, për fituesit e së cilës është parashikuar një çmim prej 100 mijë eurosh. Në fund, artisti u shpreh se muzika mbetet pasioni i tij më i madh dhe se nuk do të hiqte dorë kurrë prej saj, pavarësisht sfidave apo ndryshimeve që mund të sjellë jeta.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot