Media malazeze: Mali i Zi në Prishtinë synojnë vazhdimin e serisë së fitoreve, rivali i parë është Kosova

0%

Kombëtarja e femrave e Malit të Zi në volejboll ka udhëtuar drejt Prishtinës, ku të premten dhe të shtunën do t’i zhvillojë ndeshjet e turneut të tretë të Ligës Evropiane të CEV-it.

“Pas një bilanci të shkëlqyeshëm me tri fitore dhe vetëm një humbje, falë sukseseve ndaj Gjeorgjisë dhe Shqipërisë, si dhe pas fitores historike në udhëtim kundër Rumanisë në Bllazh, volejbollistet malazeze mbërrijnë të motivuara në turneun e fundit.

Mali i Zi do të përballet të premten nga ora me nikoqirin, Kosova, ndërsa një ditë më vonë, po në të njëjtën orë, do të luajë kundër Hungarisë. Nën drejtimin e kapitenes Mina Dragoviq, malazezet kanë treguar volejboll cilësor dhe me shumë vetëbesim presin sfidat që i kanë përpara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në ndeshjet kundër Kosovës dhe Hungarisë do të paraqitet i njëjti formacion që luajti në turneun e Bllazhit: Pasuese: Nagja Pekoviq, Marija Shushiq dhe Kristina Vukçeviq; Korrektuese: Dijana Vukoviq dhe Anastasija Koprivica; Pranuese të shërbimit: Simona Petranoviq, Teodora Çaviq, Darja Popoviq dhe Lara Jovoviq; Bllokuese të mesit: Sashka Çuroviq, Mina Dragoviq dhe Lana Rakoçeviq; Libero: Melisa Cenoviq dhe Milica Veliçkoviq.

Mali i Zi ka grumbulluar nëntë pikë nga tri fitore dhe renditet ndër ekipet më të suksesshme të grupit, së bashku me Zvicrën. Ndërkohë, Hungaria është njëra prej gjashtë përfaqësueseve që kanë fituar të gjitha ndeshjet deri tani.

Rivali i parë në turneun e Prishtinës, Kosova, është ndër shtatë kombëtaret që ende nuk kanë arritur fitore pas katër ndeshjeve të para të garës”, ka shkruar media malazeze “VIjesti”.

Burimi: Bota Sot