Blerim Isufaj dërgon në Gjykatë Kushtetuese rastin lidhur me

0%

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka mbajtur sot, më , mbledhjen e 297-të, në të cilën ka trajtuar njërën nga ankesat e kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në këtë mbledhje kryesuesi i KPK-së, Arian Gashi, ka propozuar që të futet në rend të ditës edhe autorizimi për drejtorin e përgjithshëm të Sekretariatit të KPK-së, Sami Istrefi, që të përfaqësojë KPK-në në Gjykatën Kushtetuese lidhur me dhënien e komenteve ndaj ankesës së Blerim Isufajt që ka të bëjë me shpalljen e konkursit për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhje të gjithë anëtarë e KPK-së kanë votuar që të autorizohet Sami Istrefi për dërgimin e komenteve në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me rastin e Blerim Isufajt. “Po ashtu, Këshilli autorizoi Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, z.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sami Istrefi, që ta përfaqësojë Këshillin Prokurorial të Kosovës në Gjykatën Kushtetuese për dhënien e komenteve lidhur me ankesën e z. Blerim Isufaj, e cila ka të bëjë me shpalljen e konkursit për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit”- që e ka bërë KPK- në rrjetin social Facebook.

Kujtojmë që Blerim Isufaj kishte dërguar rastin në Gjykatën Administrative në kohën kur KPK kishte shpallur konkursin për Kryeprokuror të Shtetit. Më , Këshilli Prokurorial i Kosovës në takimin e 295-të ka miratuar pesë kandidaturat për Kryeprokuror të Shtetit .

Pesë kandidatët që janë në garë për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit janë: Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi. Këtu mund t’i gjeni rastet më të cilat mburren kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit.

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, kishte paditur Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) në lidhje me hapjen e konkursit për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

KPK në mbledhjen e mbajtur më me pesë vota për, një kundër dhe një abstenim kishte aprovuar pikën e rendit të ditës që kishte të bënte me shpalljen e konkursit për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Por, vendimi qe kundërshtuar nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, i cili e ka paditur Këshillin Prokurorial të Kosovës në lidhje me hapjen e këtij konkursi.

Gjykata Administrative më kishte refuzuar kërkesën për masë të sigurisë të kryeprokurorit të PSRK-së, Blerim Isufaj, në rastin e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit.

Ankesë kundër këtij vendimi të shkallës së parë kishte paraqitur Isufaj përmes avokatit Artan Qerkini për shkak të “shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, dhe zbatimit të gabuar të së drejtës materiale” me propozim që të aprovohet ankesa e tyre dhe të ndryshohet aktvendimi i Gjykatës i datës .

Avokati Qerkini ka propozuar që aktvendimi i Gjykatës Administrative të prishet dhe çështja t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rishqyrtim dhe rivendosje. Qerkini përmes ankesës kishte kërkuar që të detyrohet pala e paditur t’ia kompensojë paditësit shpenzimet e procedurës ankimore sipas tarifës së OAK.

Në vendimin e Apelit thuhet se përgjigjje në ankesë nuk ka ushtruar pala e paditur. Tutje, kolegji i Apelit pas shqyrtimit të shkresave të lëndës kishte gjetur se ankesa e paditësit është e pabazuar.

Kolegji i Gjykatës së Apelit kishte vlerësuar se përfundimi dhe qëndrimi juridik i Gjykatës së shkallës së parë është i drejtë dhe i ligjshëm, pasi që aktvendimi i atakuar nuk është i përfshirë në shkelje thelbësore të dispozitave të Ligjit për Procedurën Kontestimore.

Sipas vendimit të Apelit, Ligji për Konflitet Administrative përcakton se duhet në mënyrë kumulative të plotësohen kushtet për caktimin e masës së sigurisë.

“Kjo dispozitë në mënyrë të qartë përcakton se për caktimin e masës së sigurisë duhet të plotësohen në mënyrë kumulative dy kushtet e përcaktuara “1.1 marrja e masës të sigurisë është e domosdoshme për të shmangur një dëm të rëndë, të pakthyeshëm ndaj interesave të propozuesit të masës; 1.2.marrja e masës së sigurisë nuk cenon rëndë interesin publik.”- thuhet në vendimin e Apelit.

Kolegji i Gjykatës së Apelit kishte vlerësuar se vetëm pretendimi i paditësit se do t’i shkaktohet dëm është argument i pamjaftueshëm për caktimin e masës së sigurisë kundër vendimit të kontestuar. Sipas vlerësimit të kolegjit të Apelit, dëmi duhet të jetë real, përkatësisht i pakthyeshëm dhe se i njëjti duhet të provohet me prova konkrete.

Kolegji i Apelit kishte vlerësuar se Gjykata Administrative e Kosovës në mënyrë të drejtë kishte vërtetuar gjendjen faktike, drejt kishte zbatuar dispozitat procedurale dhe materiale, dhe se nuk ishte cenuar ligji në dëm të paditësit me rastin e refuzimit të kërkesës për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të kontestuar.

“Kolegji i Apelit vlerëson se aktvendimi i ankimuar i Gjykatës së shkallës së parë nuk ka të meta për shkak të të cilave nuk mund të vlerësohet ligjshmëria e tij, dispozitivi i aktvendimit është i kuptueshëm, nuk është në kundërthënie me vetveten ose me arsyet e aktvendimit, dhe se aktvendimi përmban arsye të mjaftueshme dhe bindëse për gjendjen faktike dhe juridike, për të vendosur në këtë çështje juridike, të cilat në tërësi i aprovon edhe kolegji i Apelit, dhe nga këto arsye ankesa si e tillë refuzohet, ndërsa aktvendimi i goditur me ankesë vërtetohet si i drejtë dhe i ligjshëm.” – thuhet në vendim.

Ky vendim i Gjykatës së Apelit ishte marrë nga kolegji i përbërë nga gjyqtarët: Hajriz Hoti (kryetar), Valon Totaj dhe Arsim Hamzaj (anëtarë). Në padinë e tij, të cilën e ka siguruar KALLXO.com, Isufaj ka kërkuar që të anulohet si i kundërligjshëm vendimi i KPK-së për shpalljen e konkursit për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Tutje në padi është kërkuar që të konstatohet se me vendimin e datës KPK kishte propozuar për t’u dekretuar te presidentja vetë ai. Në padi Isufaj thekson se ky vendim është ende në fuqi dhe prodhon efekt juridik për arsye se nuk është konsumuar asnjë akt formal i organit dekretues dhe as nuk është shfuqizuar apo tërhequr nga vetë KPK.

Isufaj ka kërkuar nga Gjykata Administrative që të konstatohet se KPK nuk ka kompetencë të ndërmarrë asnjë veprim apo të nxjerrë akt të ri për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, duke përshirë por pa u kufizuar në shpalljen e konkursit publik dhe çdo veprim përgatitor derisa vendimi i datës për dekretimin e Isufajt të mos jetë shfuqizuar formalisht nga presidentja.

Në padinë e përpiluar është kërkuar që të merret edhe vendimi që të shtyhet ekzekutimi i vendimit të KPK-së i datës për shpalljen e pozitës për Kryeprokuror të Shtetit derisa të vendoset përfundimisht në këtë çështje të konfliktit administrativ.

Blerim Isufaj pretendon se në tetorin e vitit 2023 përmes një konferencë për shtyp dhe një shkrese që përmban mendimin e saj rreth procedurës së administruar të KPK-së, presidentja në atë kohë, Vjosa Osmani, ka refuzuar që ta emërojë kandidatin e propozuar nga KPK. Padia e përpiluar mban datën , kurse i autorizuar i paditësit është Artan Qerkini.

Isufaj përmes padisë pretendon se KPK nuk është dashur që të hapë konkursin e ri për Kryeprokuror përderisa ekziston një vendim i KPK-së i datës që i ishte përcjellë presidentes për dekretim.

“Vendimi i KPK-së i datës për shpalljen e konkursit të ri, i nxjerrë pa shfuqizim formal të propozimit paraprak, e prek drejtpërdrejtë sferën juridike të paditësit, sepse në fakt anashkalon procedurën në të cilën ai është aktualisht subjekt aktiv, pa i dhënë mundësi as që ta kontestoj formalisht paligjshmërinë procedurale të kalimit të një konkursi të ri” – thuhet në padinë e Isufajt.

Tutje Blerim Isufaj pretendon se në tetorin e vitit 2023 përmes një konferencë për shtyp dhe një shkrese që përmban mendimin e saj rreth procedurës së administruar të KPK-së, presidentja në atë kohë, Vjosa Osmani, ka refuzuar që ta emërojë kandidatin e propozuar nga KPK.

Sipas tashmë Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, Blerim Isufajt, refuzimi nga presidentja është bërë pa asnjë dekret, qoftë emërimi apo refuzimi. Kurse, arsyet e mosdekretimit sipas tij janë mësuar përmes komunikimeve publike, që nuk përbën akt kushtetues, akt administrativ apo dekret me efekt juridik.

Në padi është thënë se KPK nuk mundet si organ publik – kushtetues që të krijojë dy procedura paralele juridikisht aktive për të njëjtën pozitë publike.

Sipas Isufajt, ose ekziston propozimi për paditësin si i vlefshëm e konkursi i ri është juridikisht i pamundur ose ekziston një vendim formal që e ka shfuqizuar apo tërhequr vendimin e KPK-së për propozimin e emrit të Isufajt për dekretim te presidentja Osmani në atë kohë.

“Pa shfuqizim formal të aktit të mëparshëm përmes një akti tjetër formal të rangut të njëjtë, administrata bëhet e paparashikueshme, vendimet e saj humbasin koherencën dhe individët privohen nga mundësia për të kuptuar se në cilën gjendje juridike ndodhen”- vazhdon tutje padia mbi 60-faqëshe e Blerim Isufajt.

Padia tutje thekson se për aq kohë sa presidentja nuk ka nxjerr akt formal, propozimi i KPK-së i vitit 2023 mbetet juridikisht aktiv. “KPK nuk ka kompetencë vetë deklaruese që ta vlerësoj propozimin e vet si “të refuzuar” ose si “të heshtur””- thuhet në padi. Pretendimi i Isufajt është se vendimi i KPK-së i datës nuk përmban asnjë këshillë juridike.

Mungesa e këshillës juridike, sipas padisë, i ka dy pasoja: zgjatjen e afatit për ngritjen e konfliktit administrativ dhe konfirmon se vetë KPK nuk e ka të qartë natyrën juridike të aktit të vet. Në kërkesën drejtuar Gjykatës për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të KPK-së thuhet se është urgjente, proporcionale dhe është masë e domosdoshme.

Tutje, sipas padisë, dëmi rrjedh menjëherë posa konkursi hyn në fazën operative për pranimin e aplikacioneve. Dëmi, sipas Isufajt, është i pariparueshëm dhe është analog me situatën e trajtuar edhe në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

“Humbja e mundësisë reale për mbrojtje efektive të të drejtave, në mungesë të një akti formal të kontrollueshëm, u konstatua si cenim i së drejtës për qasje në gjykatë”- thuhet tutje në padi. Padia e Blerim Isufajt përbëhet nga 9 prova të listuara në mbështetje të pretendimeve të tij.

Burimi: Kallxo