Këndoi në dasmën e Dua Lipës, flet Besnik Qaka: Ishte gjigante

0%

Besnik Qaka ka qenë së fundmi i ftuar në “Kampionët e Botës” me Marina Vjollcës. Duke qenë se vetëm pak ditë më parë këndoi në dasmën e Dua Lipës, ai është pyetur më shumë rreth kësaj pjese. “Besniku ka kënduar për një orë në dasmën e Dua Lipës, të gjithë artistët botëror që kanë qenë aty kanë kënduar e kanë kërcyer këngët shqiptare nga zëri yt i mrekullueshëm, Besnik super komplimente.

Si ishte ndjesia”, iu drejtua prezantuesja e programit. Foto: Instagram “Super, jemi kënaqur, e kemi shijuar ka qenë një dasmë gjigante kemi performuar para gjithë njerëzve eminentë që i kemi pasur aty”, tha ai. I ftuar special për të kënduar ishte këngëtari Sinan Vllasaliu, i cili u aksidentua me motor vetëm pak ditë para ceremonisë.

Kjo bëri që të kryente një ndërhyrje, ndërsa po vazhdon me rikuperimin. Artistja shqiptare me famë botërore u martua me Callum Turner në Sicili të Italisë, në një festë tre-ditore. “Ishte këngëtar në dasmën e Dua Lipa” Besnik Qaka tregon ekskluzivisht detaje nga ceremonia Për më shumë vizitoni tvklan.al/boterori2026

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi