Modriç: Pak e preka Madueken, mjaftoi për penallti

0%

Botërori i pestë për mjeshtrin e futbollit, Luka Modriç, nuk nisi në mënyrën e dëshiruar. Mesfushori kroat shkaktoi penallti në ndeshjen ndaj Anglisë, ndërsa Kroacia u mposht pas një beteje të madhe me rezultatin 4:2. Kroacia u rikthye dy herë në rezultat falë aksioneve të bukura për golat e barazimit 1:1 dhe 2:2, por në pjesën e dytë nuk patën forcë të ndiqnin ritmin e lartë të anglezëve.

“Në pjesën e parë ndeshja ishte e barabartë. Pësuam gola të lehtë, por arritëm të ktheheshim dy herë në lojë. Fatkeqësisht pranuam golin e tretë dhe ai na vrau. Nuk kishim më forcë të riktheheshim për herë të tretë”, tha Modriç për agjencinë kroate ‘Hina’. Duke komentuar penalltinë e shkaktuar ndaj Noni Madueke, kapiteni kroat pranoi se kishte kontakt.

“E preka pak, aq sa të akordohej penalltia. Nuk e pashë mirë në momentin e aksionit, por çfarë është bërë, është bërë”, u shpreh ai. Goditjen e parë nga pika e bardhë të Harry Kane e priti portieri Dominik Livakoviq, por penalltia u përsërit pasi arbitri konstatoi se ai kishte dalë para vijës së portës me të dyja këmbët. “Më thanë se kishte dalë pak përpara. Nuk e kam parë ende incizimin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndonjëherë shikohet çdo detaj e çdo centimetër, ndonjëherë jo. Është për të ardhur keq, por nuk mund të komentoj më shumë pa e parë situatën. Nuk e di nëse ishte vërtet për t’u përsëritur apo jo”, t ha Modriç. Megjithatë, ai beson se asgjë nuk ka përfunduar për Kroacinë në këtë Botëror. Skuadra e drejtuar nga Zlatko Daliç do të përballet të mërkurën me Panama në Toronto.

“Kemi gjashtë ditë kohë për t’i korrigjuar gabimet. Jam i sigurt se do ta bëjmë dhe se do të jemi shumë më të mirë në ndeshjen e ardhshme”, përfundoi Modriç.

Burimi: Bota Sot