GLPS-ja ankohet se Këshilli Prokurorial s’i dha qasje në

0%

Shpërndaje në: Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) nëpërmjet një reagimi publik të premten është ankuar se Këshilli Prokurorial i Kosovës nuk i ka dhënë qasje në fletëpoentimet e kandidatëve në konkursin për kryeprokuror të shtetit. Në reagim, GLPS-ja ka thënë se në kërkesën për qasje, KPK-ja ka vendosur të heshtë.

Kjo organizatë joqeveritare e ka vlerësuar heshtjen e KPK-së si sinjal negativ në pritshmëritë e publikut për reformën në Këshill. “Refuzimi i heshtur për të dhënë qasje krijon paqartësi të panevojshme dhe nuk përputhet me pritshmëritë për një institucion kushtetues që synon forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe besimit publik.

Qasja në këto fletëpoentime është e domosdoshme për të mundësuar një vlerësim të drejtë, të plotë dhe të bazuar të procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe për të verifikuar nëse vendimmarrja institucionale është zhvilluar në mënyrë objektive, të paanshme dhe në përputhje me parimet e transparencës dhe meritokracisë”, thuhet në reagim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

GLPS-ja ka njoftuar po ashtu se ka dorëzuar ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi. Pesë kandidatët për kryeprokuror të shtetit janë intervistuar më 1 korrik. Kandidati Zejnullah Gashi u vlerësua me më së shumti nga paneli vlerësues.

E bazuar në vlerësimin e panelit vlerësues, kandidati Zejnullah Gashi mori më së shumti pikë, përkatësisht 91.6, i pasuar nga Atdhe Dema me 89.3 pikë, Naim Abazi me 89 pikë, Rafet Halimi me 87 pikë dhe i pesti Shqipdon Fazliu me 86.5 pikë. Në mesin e kandidatëve nuk është kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj, të cilin KPK-ja e pati zgjedhur në konkursin e rreth tre vjetëve më parë.

Në tetor të 2023-tës, presidentja e atëhershme, Vjosa Osmani, nuk e pati dekretuar Isufajn me arsyetimin se janë shënuar dhjetëra shkelje në procedurën e përzgjedhjes. Që nga ajo kohë, institucioni i Kryeprokurorit të Shtetit është udhëhequr me ushtrues detyre.

Burimi: Koha