Rudina Aliu fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror Universitar

0%

Gjatë fundjavës në Brasilia të Brazilit u zhvillua Kampionati Botëror Universitar në karate për seniorë, ku sportistja nga Shkupi, Rudina Aliu, arriti një sukses të madh duke fituar medaljen e bronztë në konkurrencën ekipore. Studentja e Universiteti Nënë Tereza në programin Sport dhe Shkenca Sportive, u shpreh shumë e lumtur për këtë rezultat, të cilin e cilësoi si një arritje historike.

“Jam shumë e gëzuar me këtë rezultat. Ai erdhi pas përgatitjeve maksimale dhe motivimit të madh për të arritur një sukses që do të mbetet historik. Nuk do të ndalem këtu, pasi gjatë këtij viti më presin edhe disa gara në Premier League të karatesë, si dhe paraqitje me reprezentacionin, ku shpresoj të arrij suksese të tjera.

Tani presim që ky rezultat të vlerësohet edhe nga institucionet dhe që ne si studentë të shpërblehemi, pasi kjo do të më ndihmonte shumë në zhvillimin tim të ardhshëm sportiv”, d eklaroi Aliu. Në këtë kampionat morën pjesë mbi 1.500 garues nga rreth 50 shtete të botës, ku secili vend u përfaqësua nga sportistët më të mirë universitarë në disiplinat përkatëse.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Vlen të theksohet se Rudina Aliu prej disa vitesh është pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut në karate, duke shënuar rezultate të rëndësishme në garat ndërkombëtare dhe duke konfirmuar vazhdimisht potencialin e saj si një nga sportistet më premtuese të këtij sporti.

Burimi: Bota Sot